Ditët e fundit janë shtuar së tepërmi rastet e gripit. Me shtimin e rasteve ka patur dhe dyndje në urgjencat dhe politlinikat e Tiranës. Për ti berë ballë epidemisë së gripit e cila po përhapet në një mënyrë të shpejtë, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar me anë të një postim në rrjetin social “Facebook” se do të mbajë hapur 24 orë, 4 poliklinikat në Tiranë . Bëhët fjalë pikërisht për poliklinikat me numër 6, 7, 8 dhe 10, për shtatë ditë të javës.
Ministrja gjithashtu i ka bërë thirrje qytetarëvë që spitali nuk është zgjidhje gjithmonë, duhet me patjetër ti drejtoheni qëndrave shëndetësore që keni afër lagjes.
Reagimi i ministrisë së shëndëtëtsise:
“Ministrja shkruan në Fb se ” kemi vendosur që 4 qendra shëndetësore në Tiranë të ofrojnë shërbim mjekësor 24 orë në 7 ditë javës. Ja ku mund të drejtoheni për shërbimet e konsultave dhe vizitave pediatriake. Kërkoni Qendrën Shëndetësore 24 orë hapur gjithë javës afër lagjes ku banon. Spitali nuk është gjithmonë zgjidhja.”
Discussion about this post