18:16 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Epidemia e gripit, Shehu: Qeveria reagoi me vonesë, kopshtet dhe shkollat të mbyllen deri më 16 janar

19:29 | 04/01/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Epidemia e gripit, Shehu: Qeveria reagoi me vonesë, kopshtet dhe shkollat të mbyllen deri më 16 janar

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Tritan Shehu ka kritikuar Qeverinë për masat që ka marrë për gjendjen gripale në vend.

Sipas tij, shkollat, çerdhet, kopshtet dhe kopshtet duhet të mbyllen deri më 16 janar, pasi data 9 janar është kohë e pamjaftueshme.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

GJENDJA VIRALE NE VEND VAZHDON SHUME SHQETESUESE.

Ekspertet e fushes perkatese te Departamentit te Shendetesise se PD-se mbasi analizuan gjendjen ne vend dhe te dhenat perkatese, qe duhet theksuar se nuk jane te plota, gjykojne se paraqitja aktuale virale ngel shume shqetesuese, vecanerisht kjo per femijet dhe personat e riskut.

Ne keto kushte u konstatua se alarmi duhej dhene rreth dy jave me pare, kur nivelet e “alertes” filluan te flisnin per nje epidemi. Kjo duhej vecanerisht te reflektohej ne gadishmerine e sistemit paresor, keshillimin shendetesor, vaksinimet etj.

Fakti i tej dyndjes keto dite te urgjences pediatrise ne QSUT, gje e cila jo vetem krijon shqetesime te qytetaret, por dhe shton mundesite e infeksioneve te kryqezuara, kryesisht kjo me raste qe mund e duhej te zgjidheshin ne nivelin paresor, flet per probleme te tij, e mos dhenie alarmi ne kohe.

Vaksinimi i personelit shendetesor dhe i personave te riskut, qe po fillon sot, duhej te kryhej rreth 4 jave me pare qe te ishte i vlefshem per kete “vale” gripale.

Ne keto kushte eshte e domosdoshme qe vecanerisht te forcohet puna ne nivelin e mjekut familjes, sherbimit pediatrik e atij te specializuar ambulator.

Organizimi i nje propagande shendetesore te shpejte, te gjere e efikase eshte i rendesishem.

Ne kushtet ekzistuese, grupe te vecante te semuresh sipas rekomandimit te mjekeve, duhet te furnizohen edhe ambulatorisht e gratis me antivirale (Tamiflu).

Ministria e Shendetesise duhet te publikojë periodikisht te dhenat e plota epidemiologjike, krahasimet me vitet e kaluara, nivelin e komplikacioneve, llojet e shtameve qarkulluese me masat perkatese etj, gje qe deri me tani nuk eshte bere.

Mbyllja e cerdheve, e kopshteve, e shkollave per deri me date 9 janar na duket nje mase jo e mjaftushme.

NE KETO KUSHTE EPIDEMIOLOGJIKE, NE REALITETIN E AMBJENTEVE TE KETIJ LLOJI ARSIMI PUBLIK PA NGROHJE, PA KUSHTET E NEVOJESHME HIGJIENOSANITARE, PA NJE TRANSPORT TE PERSHTATSHEM NE SHUME ZONA ETJ, KJO NDERPRERJE DUHET TE SHTRIHET DERI ME DATE 16 JANAR. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: gripiPDqeveriatritan shehu
Pas

Bes Kallaku për takimin me Shkodran Mustafin: “Njëri kampion bote me Gjermaninë, tjetri me Mamurrasin”

Para

Bernard Berisha le Anzhin, i bashkohet dy futbollistëve të Kombëtares shqiptare

Para
Bernard Berisha le Anzhin, i bashkohet dy futbollistëve të Kombëtares shqiptare

Bernard Berisha le Anzhin, i bashkohet dy futbollistëve të Kombëtares shqiptare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lirohet me kusht nga burgu ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader

Zelensky rrëzon ligjin antikorrupsion/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin

Karuseli shkëputet nga lartësia, mbi 20 të plagosur

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Trump “shpëton për fije” Meksikën, shtyn tarifat ndaj saj! Vendet e tjera përpjekje për të arritur marrëveshje para afatit të caktuar

“Po përpiqen të ndërkombëtarizojnë situatën”, SHBA do të refuzojë vizat për zyrtarët e Autoritetit Palestinez

Amerikanët të zemëruar me Trump? Sondazhi i “The Times”: Shumica mendojnë se ekonomia e SHBA-së po përkeqësohet nën drejtimin e tij

Kosovë/ Lirohen nga paraburgimi 5 policët e dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit

Suedia i bën thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

Sanksione nga SHBA ndaj zyrtarëve palestinezë: Po minojnë përpjekjet për paqe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.