03:11 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulimi ishte rastësor për shkak të njohjes familjare, mjeku tregon si e zbuloi pacientin zero

15:43 | 21/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulimi ishte rastësor për shkak të njohjes familjare, mjeku tregon si e zbuloi pacientin zero

Epidemiologu dhe mikrobiologu Rexhep Muja ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë dhe ka punuar si mjek familje në fillimet e karrierës duke pasur një eksperiencë edhe si Drejtor Spitali në Peshkopi. Më pas u specializua për Mikrobiologji në Universitetit e Shëndetit Publik në Tiranë dhe nga viti 2013 e në vazhdim është epidemiolog /mikrobiolog në Autoritetin Shëndetësor Rajonal Tiranë. Sot është në vijën e parë të gjurmimit të virusit në terren.

Muja është edhe doktori, i cili identifikoi dhe rastin zero të prekur nga virusi në vendin tonë dhe në studio ai zbuloi si ra në kontakt me rastin.

Si ratë në kontakt me këtë rast?
Rexhep Muja: Rasti zero ka qenë në Itali në Firence bashkë më familjen e tij, duke përjashtuar të atin dhe pas 10 ditësh qëndrimi kthehet në Shqipëri. Familja e tij kthehet nëpërmjet rrugës ajrore, ndërsa vetë pacienti zero kthehet në rrugën tokësore. Gjithë lëvizjen që ka bërë nga Firenze deri në ardhjen në Tiranë, që e ka rreth datës 26 ora 3 e mëngjesit. Pastaj ka vazhduar jetën e përditshme deri në datën 6, kur falë njohjeve që kam me të atin më shtron problemin e të birit që ka x shenja. Historiku na ndihmon shumë, pasi marrim historikun se ku ka lëvizur dhe kë ka takuar, aty del se çuni ka qenë në Firnece dhe është kthyer në datën 26. Ndërtohet në mendje një farë grafiku, që ne kapemi në periudhën e inkubimit dhe menjëherë i them të atit që ekziston mundësia ta jetë e tillë. Marrim disa të dhëna, si është temperatura, ka kollë, ka djersë, ka këputje, të gjitha ato shenja që shkojnë për shtat për virusin. Të gjitha si pacient ai i kishte. Ishte dita e parë data 6, e këshilloj të atin që do mbetemi në lidhje në datën 7. Po ashtu vepruam. Vajtëm për të marrë tamponin

Kishit frikë?
Rexhep Muja: Diçka frikë po, por detyrimisht është puna jonë dhe nuk duhet ta bëjmë me frikë, ndryshe të mund virusi po të kesh frikë, sidomos për ne virologët, unë them jo. Më datë 7, i ati i pacientit zero më thotë që shenjat klinike të tij janë zbutur, i them mos e largojë vëmendjen nga kjo sepse do të merremi përsëri më vonë. Në datën 8 vendosa ta testoj.

Shkuat?
Rexhep Muja: Shkuam në vatër dhe pastaj ishin gjithë familjarët aty, pyes gjithë familjarët mbi bazën e shenjave që kanë dhe vendosa të testoj çunin që është pacienti zero dhe të atin. Nga ora 9 e darkës telefonohem nga shefja e shërbimit të virioligjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silvia Bino që rasti zero është ai që ju keni marrë tamponin në orën 12 të drekës./tvklan.al

Etiketa: pacienti zerorexhep muja
Pas

“Tani nanë e foshnje jeni engjëj në qiell”, fjalët prekëse të burrit që humbi gruan shtatzënë me COVID-19

Para

OBSH i kundërpërgjigjet Trump: Nuk ka shenja se virusi është manipuluar në laborator, erdhi nga lakuriqët

Para
Kreu i OBSH-së: Do të testohen katër barna kundër koronavirusit

OBSH i kundërpërgjigjet Trump: Nuk ka shenja se virusi është manipuluar në laborator, erdhi nga lakuriqët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.