Që Saimir Tahiri ka disa gra fanse që nuk i ndahen në të gjitha lëvizjet e tij, kjo tashmë dihet, ama një moment tejet interesant është shënuar javën e kaluar.
Teksa Tahiri kishte përfunduar bashkëbisedimin me mediat, një prej gazetareve i ka bërë atij disa pyetje shtesë, që duket se kanë shqetësuar një prej zonjave që mbështesin Tahirin. Ajo e ka tërhequr atë prej dore në mënyrë që ta shpëtonte nga “kthetrat” e gazetares, dhe i ka thënë asaj që ta lënë rehat Tahirin.
‘Lëreni moj rehat, e betë telef e bëtë’, shprehet zonja e cila më pas e tërheq ish-ministrin prej krahu.
Në intervistën e dhënë për emisionin Tempora, Tahiri mes të tjerave tha se çështjen e tij mund ta dërgonte në Strasburg, në mënyrë që e vërteta të dalë në dritë.
(E.K/Faxweb.al)