Pandemia e COVID-19 ka bërë që Departamenti i Policisë në Islandë të bëjë një thirrje të vecantë në faqen e tyre ne facebook .
“Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, ose koronavirus, siç quhet, policia me mirëkuptim iu kërkon atyre që kanë menduar të thyejnë ligjin për të anulluar të gjitha planet e tilla deri në njoftimin e mëtejshëm sa kjo situatë të ketë kaluar”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e policisë.
Kërkesa e dytë është që ndërmjet orës 21:00-22:00 të mos flitet për koronavirusin .
Ky postim mbyllet me një falenderim për mirëkuptimin, ndërsa kanë qenë të shumta komentet me humor të qytetarëve.
Në Islandë dy persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID19, rreth 600 të tjerë kanë rezultuar pozitiv, ndërsa rreth 6 mijë qytetarëve u është kërkuar që të qendrojnë në karantinë.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post