Ramush Haradinaj ishte komandant I Dukagjinit gjatë periudhës së luftës kundër ish-Jugosllavisë, një zonë kjo nga më rezistentet dhe që i qëndroi denjësisht pushtimit serb.
Sot kryeministri i Kosovës, dikur pjesë e UÇK-së ka pritur mysafirë nga mbarë Kosova me rastin e “Epopesë së Dukagjinit”.
Fshati Gllogjan i Komunës së Deçanit gjatë luftës ishte simbol rezistence në atë kohë me në krye komandantin, Ramush Haradinaj që së bashku me vëllezërit e bashkëluftëtarët ishin simbol qëndrese ndaj serbëve.
Ndërkohë që kjo është uniforma që dikur Haradinaj e mbante në luftë. Sot qëndron në kullë, në Gllogjan.
(B.H/Faxweb)