Burime nga Fax News bëjnë me dije se nisja e trageteve nga Porti i Vlorës është pezulluar për shkak të erës së fortë.
Mësohet se trageti i linjës Vlorë Brindizi nuk është nisur mbrëmjen e djeshme nga Italia për shkak të kushteve të rënduara të motit.
Kapiteneria e Vlorës konfirmon se sot nuk do të ketë udhëtim drejt Italisë ndërsa era e fortë pritet të qetësohet gjatë orëve të pasdites.
Kapiteneria ka urdhëruar gjithashtu anijet e mallërave, të peshkimit dhe mjetet e vogla të qëndrojnë në vendstrehim në port.
Informohet se në gjirin e Vlrës dallgët arrijnë në 3 ball, ndërsa në det të hapur deri në 7 ball.
(E.L/Faxweb)