Faton Shoshi është menaxheri i këngëtares kosovare Era Istrefi prej shumë kohësh ai menaxhon karrierën e këngëtares madje që në hapat e saj të parë drejt muzikës.
Për ta flitet se janë jo vetëm miq por shumë më shumë . Nisur nga këto pozita, këngëtarja e “Redrum” i ka kushtuar Shoshit një urim të prekes në rrjetet sociale nga ku rezulton që miqësia e tyre daton vite më parë . “Gëzuar ditëlindjen menaxherit dhe shokut tim prej një jete. Kemi arritur kaq shumë qëllime bashkë sa vështirë t’i numërosh. Faleminderit për të gjitha ditët, muajt dhe vitet e mrekullueshme të një pune të pandalshme. Të uroj edhe 100 (siç themi ne në Kosovë )”
përfundon Era duke e mbyllur dedikimin me një Emoji zemër. (S.SH/Shuplaka)