Duket se Era Istrefi nuk ka të ndalur me sukseset e saj. Sipas Blitz.al Era Istrefi ajo do të marrë pjesë në eventin më të madh të SHBA-së, festivalin Coachella.
Duhet të theksojmë që ky festival i cili zhvillohet në Kaliforni, është një nga eventet më të rëndësishme amerikane. Këtë vit ishte programuar që pjesë e tij të ishte diva e muzikës Beyonce, por për shkak të shtatzënisë, ajo nuk do të shkojë. Beyonce do ta zëvëndësojë Lady Gaga në këtë festival. Në edicionin e 17-të të këtij festivali ndërkombëtar do të jetë e ftuar edhe Era Istrefi, e cila do të jetë “qershia mbi tortë”, pra këngëtarja që do të mbyllë eventin. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post