Këngëtarja Era Istrefi është duke qëndruar në Moskë ku do të këndojë nesër në ceremoninë e finales së Kampionatit Botëror.
Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi është zëri që ka shoqëruar gjithë kampionatin botëror me këngën “Live it Up”, që ka qenë himn i këtij kampionati që po zhvillohet në Rus.
Era Istrefi, Will Smith dhe Nicki Jam janë rrethuar nga gazetarët të cilët nuk kanë munguar me pyetjet e tyre të rastit, ku këngëtarja shqiptare sigurisht që ka qenë e mikluara.
Këngëtarët premtuan se nesër do të japin një performancë shumë të gëzueshme, dhe të tre ata zgjodhën për lojtarët më të mirë në botë Messin dhe Ronaldon.
(E.K/FAXWEB.AL)