Ky vit duhet të jetë viti i këngëtares nga Kosova Era istrefi, pas super hiteve që kemi dëgjuar deri tani nga Era mesa duket nuk do të jenë të fundit pasi këngëtarja nuk di të ndalet.
Në muajin korrik këngëtarja do të sjellë këngën e saj të re, sikurse edhe vet ajo përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale ka paralajmeruar diçka.
Era në foton e postuar mbishkruan: “Por gjithashtu ka edhe muzikë të re. Mezi pres që ju ta dëgjoni atë. Është duke ardhur më shpejt se ç’mund ta imagjinoni. Ju nuk do të jeni gati”.
Me siguri dhe kënga me e re e këngëtares do të jetë një hit i verës. (S.SH/Shuplaka)