Këngëtarja Era Rusi ka folur së fundmi hapur për marrëdhëniet me kolegët apo edhe për “Këngën Magjike”.
Në emicionin “Thumb On” në RTV Ora, Era Rusi ajo tregoi edhe ngatërresën e çmimeve me Xhensila Myrtezajin,, para disa vitesh në “Top Fest”.
Xhensila fitoi çmimin e “Internetit” me këngën “Hajde me ne”, ndërsa Era Rusi fitoi çmimin “Best Pop Rock”, por gjatë mbrëmjes ato i ngatërruan çmimet me njëra-tjetrën. Ajo tregoi se i kishte ardhur edhe një mesazh për këtë ngatërresë, ku e quanin qelbësirë.
“Unë kam çmimin e Internetit, çmimin e Xhensilës kurse Xhensila ka çmimin tim “Pop Rock” i ngatërruam. E di çmë ka ndodhur njëherë, më shkruan njëra njëherë: Moj qelbësir, moj ti që i ke marrë çmimin Xhensilës, ajo është familjare, është një grua zonja si guxon ti! Unë jam fanse e saj. Më bëri telef edhe i them unë, e ke parë intervistën? Lexo intervistën dhe më shkruaj prapë. Ajo më shkruajti më vonë dhe më tha më fal“, përfundoi Era Rusi.
Sa i përket “Këngës Magjike”, Era ka treguar nëse do të ishte pjesë e festivalit, të 30 pikët do ja jepte Eneda Tarifës me këngën “Më zgjat dorën”.
Discussion about this post