Studiuesi Erald Kapri i ftuar në “Natë me Xhaxhiun” ka folur gjerë e gjatë për figurën e Mit’hat Frashërit. Për Kaprin, Mit’hat Frashëri ishte një njeri pa kompromis që e urrente dhunën dhe që shprehej shpesh herë që Shqipëria mund të bëhet vetëm po të lexojmë libra.
Studiuesi teksa citon profesor Aurel Plasari e quan Mit’hat Frashin të patjetërsueshëm si personazh dhe se gabimi i tij i vetëm ishte përfshirja në politikë.
“Ai në qoftë se mund të citojmë profesorPlasari, po flasim për një personalitet që ai e quajti të patjetërshueshëm. Po të hidhemi në një këndvështrim qoftë edhe të ftohtë në historinë e Shqipërisë është përsoni që ka shkruar më shumë se çdo person tjetër. Ai konsiderohet si babai i konservatorizmit modern shqiptar, themelues i teatrit, themelues i dramës moderne. Nje përson, i cili në mënyrë krejt të rrallë qëndroi pa kompromi. Një i ri paqesor që urrente dhunën shprehej se Shqipëria mund të bëhet vetëm po të lexojë libra” tha Kapri në “Natë me Xhaxhiun”.
Teksa komenton akuzat ndaj Frashërit pas largimit nga qeveria e Ismail Qemalit, ai thekson se çdo gjë u bë për arsye kombëtare, sepse në atë kohë Shkodra ishte e pushtuar. Kapri shprehet se ai në asnjë moment nuk ka nxitur luftën apo dhunën.
“Në kontekstin e Ismail Qemailit në kohë qe themeloi qeverinë ndodhi për arsye kombëtae. Një pjesë e Shqipërisë dher ndërkombëtareve kishin një qendrim, kundër Ismail Qemalit. Vendimi i Ismail Qemalit ishte neutral në momentin ku po diskutoheshin kufijtë e Shqipëris, dhe ai për interesat e qeverisë po hkonte për të parë situatën e në Shkodër që ishte pushtuar.
Imagjinoni cfarë figure me dimiension të vecantë ishte ai të gjithë e kanë komentuar figurën e tij në krye të qeverisë së Ismail Qemalit. Ai kurrë nuk provokonte luftën. Si në rastin e Kosovës sa do të fuqishëm të jemi, ai kërkonte një shtet të fuqishëm nga ana ekonomike dhe intelektuale”, u shpreh ai.
Teksa bën biografinë e Mit’hat Frashërit, Kapri e cilëson një gjeni që në moshë 18 vjeçare, edhe pse i pa arsimuar, ai ishte autor i disa artikujve në gazetat e kohës, duke veçuar artikullin për parimet e Adam Smithit dhe profilin për Benjamin Franklin. Për Kaprin ai nuk kishte nevojë për shkollim sepse përfitonte nga babai i tij dhe xhaxhallarët e tij.
“Në atë shkruante një profil për Benjamin Franklilin. Kur ishte 18 vjeç ai shkruante në një gazetë që fshatarët shqiptarë do të pasurohen vetëm nëse zbatojnë parimet Adam Smithit, ku ai është përkthyern në vitin 2006 në Shqipëri. Ai ishte një individ që përfitoi nga babai i tij Abdyl dhe vëllezërit e tij, Sami dhe Naim Frashëri”, tha Kapri.
Për studiuesin Kapri i vetmi gabim i tij ishte përfshirja e tij në politikë, teksa vë në dukje se ai edhe gjatë periudhës së luftës kërkonte që situata të zgjidhet në mënyrë paqësore.
“Gabimi i tij është që vazhdoi në politikë. Në operacionin e dimrit shumica e komandantëve të Ballit këerkonin dorëheqjen. Ai i qëndronte mendimit të tij që situata e luftës të zgjidhej në mënyrë paqësore”, thekson ai.
(J.D/Faxweb.al)