jëri prej viktimave të tërmetit tronditës së ditës së djeshme, Klement Çupi ushtronte punën e taksistit në Oksford të Britanisë së Madhe.
Njëra prej mediave angleze ”Banbury cake” i ka kushtuar një artikull fatit tragjik të Çupit dhe familjes së tij.
Bashkë me Klementint (Keli) humbi jetën i ati i Klementit Hajredin Çupi dhe e ëma e tij Lute Çupi.
Ndërsa djali tjetër i familjes, Nikolini ka mundur të shpëtojë dhe po mbahet në spital.
Të dy djemtë ishin kthyer përkohësisht në Shqipëri për të festuar fejesën e Nikolinit, por fatkeqësisht ata nuk kanë mundur të ndajnë bashkë gëzimin, shkruan Newsbomb.al.
Shkrimi i ”Banbyru Cake” për Klement Çupin:
Një taksist i Oksfordit ëhstë mes viktimave të tërmetit me magnitudë 6.4 Riher që goditi Shqipërinë dje. Klement Çupi është viktima e 26-ë e tërmetit. Trupi i tij u nxorr nga gërmadhat e një ndërtese në Thumanë, 40 km larg Tiranës dhe afër epiqendrës së tërmetit.
Çupi, i cili mendohet se është në të 30-at u gjet nga skuadrat e shpëtimit poshtë gërmadhave të rënda, ku qëndroi për 16 orë.
Çupi kishte dy ditë që po qëndronte në Shqipëri për të vizituar familjen e tij.
Konfirmohet dhe vdekja e nënës dhe babait të tij.
Vëllai i Klement Çupit ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.
Klement Çupi mbërriti në Oksford në rininë e tij. Studoi në qytet dhe shkoi të punonte në lokalin e natës ”Red Lion” si menaxher. Disa vite më parë, ai filloi të punonte si taksist për kompaninë ”001 Taxis”.
Menaxheri Aaron Singh konfirmoi vdekjen e Klement Çupit dhe u shpreh: ”Është një ditë e trishtuar për ne. Është një tragjedi e madhe”.
Që prej ditës së djeshme, mbi 300 tërmete janë regjistruar në Shqipëri.
Discussion about this post