Prej disa kohësh mania e ndërtimeve në Tiranë ka shkatërruar shumë pjesë të gjelbërta, apo vende shlodhëse.
Sot i ka ardhur rradha edhe rrethimit të parkut të ‘’Shtatë xhuxhave”.
Kushdo që ka kaluar të paktën njëherë nga ‘’Rruga e Elbasanit”, nuk ka sesi të mos i ketë thënë një miku: ‘’takohemi te 7 xhuxhat”.
E pra nga nesër pritet që të mos ketë më park dhe aq më pak lodra për fëmijët. Në vendin e saj pritet që të ndërtohet një kullë shumëkatëshe.
“Mbas lulishtes te policia Bashkiake i erdhi rradha këndit të lojrave 7 xhuxhat të ekzekutohet në emër të betonit. Këndi është rrethuar tani nga qindra forca policore si të ishte një vend krimi.
Pemët do shkulen, lodrat do prishen e në vend të tyre do kemi një tjetër kullë e një tjetër qendër tregtare, më shumë ndotje, më shumë trafik.
E gjithsesi banorët rrinë dhe vëzhgojnë të heshtur nga dritarja…”, shkruhet në një reagim të ‘’Nisma Thurjes”.
Asnjë protestë, asnjë fjalë, duket se dhe vetë banorët e zonës e kanë pranuar pafuqinë e tyre përballë milionave me beton që do të hidhen aty.
(E.K/FAXWEB)