16:29 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Erdhi sezoni i kumbullave jeshile/ Njihuni me vlerat që kanë për shëndetin

08:47 | 17/04/2019
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Erdhi sezoni i kumbullave jeshile/ Njihuni me vlerat që kanë për shëndetin

Fundi i Prillit, Maji dhe Qershori janë muajt e vetëm të vitit për të shijuar Kumbullat Shahine. Të gjithë i kujtojnë si kumbullat e fëmijërisë dhe secili mban mend me saktësi se sa copë blije me një monedhë.

Kumbullat Shahine janë ato të rrumbullaktat e gjelbra, shpesh të tharta dhe aspak të buta në kafshim që të gjithë ja kujtojmë shijen.

Emri Kumbull Shahine është përcaktim shqiptar, në të vërtetë në botë emri i tyre ‘Janerik’ vjen nga turqishtja e vjetër dhe ka një kuptim të mrekullueshëm.

Janerik do të thotë thjesht Kumbulla e Shpirtit. Ndoshta prandaj nuk e harrojmë dot asnjëherë.

Në disa zona të Shqipërisë, kumbullat shahine përdoren gjerësisht në kuzhinë për përgatitjen e reçelit dhe ëmbëlsirave të ndryshme, ndërkohë që ato kanë gjetur përdorim edhe në mjekësinë popullore.

Frutat e saj të papjekura kanë një shije të thartë ndërsa në kohën e pjekjes ato janë më të ëmbla.

Kumbullat Shahine si fruta janë shumë të dobishme dhe të pranueshme nga stomaku pasi kanë veti shumë të mira tretëse.

Ato janë pastruese të lehta të aparatit tretës, pasurojnë gjakun me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Madje ato përdoren me sukses kundër sëmundjeve të mëlçisë.

Kumbullat konsumohen të freskëta, por me to përgatitet reçel, marmelatë, shurup, raki, etj.

Kumbullat pëlqehen edhe kur s’kanë arritur pjekurinë e plotë. Ato janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin.

Kumbulla është një frut diuretik shumë i mirë pasi largon ujërat e tepërta nga organizmi.

Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë.

Kumbulla shahine përmban kripëra minerale të kalçiumit, kaliumit, magnezit dhe të hekurit.

Kumbulla është e pasur me kalori, proteina dhe vitamina A, C, B6 dhe D.

Vetitë shëndetësore të Kumbullës Shahine

Kumbulla Shahine përmirëson sistemin tretës dhe forcon trupin që të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve.

Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve.

Përmirëson shikimin. Ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular.

Kumbullat mbrojnë oksidimin e kolesterolit në enët e gjakut dhe aktivizojnë punën e veshkave. Ato ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë.

Kumbullat Shahine largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen. AgroËeb.org raporton se ato janë të dobishme për të sëmurët me diabet dhe funksionojnë edhe si parandaluese e tij.

Kumbulla ndihmon për shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohet nga mosha.

Ndihmojnë shëndetin e sistemit nervor, përmirësojnë kujtesën, largojnë stresin, përmirësojnë gjumin dhe oreksin.

Me bollëkun e vitaminave që ato kanë, kumbullat shahine parandalojnë infeksionet, janë të dobishme për gratë shtatzëna, shëndetin e qelizave të gruas dhe zhvillimin e kockave të fëmijës.

Kumbullat Shahine, mbrojnë lëkurën nga ndikimi i radikaleve të lira, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin, ruajnë lëkurën nga shfaqja e akneve të rinisë.

Kumbullat parandalojnë shfaqjen e rrudhave, ripërtërisin qelizat e lëkurës dhe shërojnë plagët.

Kumbullat shahine e bëjnë lëkurën më rezistuese ndaj rrezeve të diellit. Ngrënia e tyre ndihmon për flokë të shëndetshëm dhe të fortë, madje arrijnë të largojnë zbokthin.

Me pak fjalë, mos i ndani kumbullat shahine nga vetja. Konsumojini se vijnë vetëm një herë në vit.

 

 

Etiketa: kumbulla te athta
Pas

Rikthimi i Katedrales në gjendjen e mëparshme, ja sa vite punë duhen

Para

Valbona Selimllari zbulon projektin e radhës, ja ku do e shohim së shpejti

Para
Valbona Selimllari zbulon projektin e radhës, ja ku do e shohim së shpejti

Valbona Selimllari zbulon projektin e radhës, ja ku do e shohim së shpejti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.