14:05 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Erdogan nuk përmbahet ndaj Macron: Po kërkon të lajë hesapet me myslimanët dhe islamin

08:38 | 21/10/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Turqia nis presionin ndaj Kosovës: Tërhiqu nga hapja e ambasadës në Jerusalem

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi masat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të luftuar aktivizmin islamik, duke pretenduar se ato, në të vërtetë, kanë qëllim “për të larë hesape” me myslimanët.

“Ata që janë të shqetësuar nga rritja e Islamit, e sulmojnë fenë tonë duke nxjerrë kriza të shkaktuara nga vetë ata”, tha Erdogan në një video-mesazh për një samit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, transmeton DPA.

Një retorikë që është “anti-islame” dhe “anti-myslimane”, është “aparati më fitimprurës i përdorur nga politikanët perëndimorë, për t’i fshehur dështimet e tyre”, tha Erodgan.

“Islami francez, Islami evropian ose Islami austriak janë shembuj të kësaj”, shtoi ai.

Këtë muaj, Macron ka shpalosur masat për shtypjen e radikalëve islamikë dhe për ndërtimin e një forme të Islamit në përputhje me, siç ka thënë, “vlerat e Republikës”.

Ai ka thënë se qeveria e tij është duke punuar me përfaqësuesit kryesorë të myslimanëve në vend, për të ndërtuar një “Islam të iluminizmit”, që mund të jetë “në paqe me Republikën”.

Erdogan tha se qëllimi kryesor i iniciativave të Macronit është “t’i lajë hesapet me Islamin dhe mylimanët”.

“Nën maskën e luftimit të ekstremizmit… qëllimi është [për të krijuar] një profil të një qytetari mysliman pasiv, të druajtur dhe pa pretendime, i cili nuk reagon ndaj mizorisë”, tha Erdogan.

Javën e kaluar në Francë, një islamist i dyshuar i ka prerë kokën një mësuesi të historisë, i cili, në një orë mësimi, ka treguar karikaturat e Profetit Muhamed.

Ngjarja ka ngjallur zemërim te myslimanët, të cilët besojnë se çdo përshkrim i Profetit është blasfemi.

Pas

Jo vetëm në Turqi! Dy motrat VIP nga Tirana udhëtuan drejt Italisë për t’u kuruar nga Covid, drejtori i spitalit jep detaje: Nuk na pëlqeu ngjyra që kishte lëkura e njërës prej tyre…

Para

Ministria e Infrastrukturës ndryshon lejen e qarkullimit të mjeteve, do të jetë në përputhje me direktivat e BE-së (Foto)

Para
Ministria e Infrastrukturës ndryshon lejen e qarkullimit të mjeteve, do të jetë në përputhje me direktivat e BE-së (Foto)

Ministria e Infrastrukturës ndryshon lejen e qarkullimit të mjeteve, do të jetë në përputhje me direktivat e BE-së (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrau efektivin e “Shqiponja”-ve me plumb në kokë, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Azgan Mërnica

Debate në forta në seancën e dosjes “Plumbi i artë”,3 avokatë përplasen me prokurorin, braktisin seancën

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza është i dyshimtë

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh

Kukës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti familjar

Berisha: Ambasadori Daum ishte zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90 kur të tjerët donin që vendi ynë të mbetej Kuba e Adriatikut

Vijojnë kontrollet në kuadër të planit “Plazhi i lirë”, lirohen hapësira publike në Golem

Greqia mbyll azilin për afrikanët! Mitsotakis: Është rritur fluksi i emigrantëve, na duhet të marrim masa

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës në kryeqytet

Vlorë /Parandalohen dy ngjarje të rënda kriminale, arrestohen autorët e dyshuar të plagosjes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.