11:38 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Erdogan akuza për spiunazh Gjermanisë: Do paguajë çmim të lartë

10:42 | 27/07/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Erdogan akuza për spiunazh Gjermanisë: Do paguajë çmim të lartë

Turqia i pëmbahet kursit të saj të ashpër ndaj Berlinit. Gati tri javë pas arrestimit të aktivistit gjerman të të drejtave të njeriut Steudtner, kreu i shtetit Erdogan ngre tani akuza për spiunazh ndaj qeverisë gjermane.

Rexhep Tayip Erdogan u prononcua në grupin parlamentar të partisë së tij AKP në Ankara. Në fjalën e tij presidenti turk pretendoi, ndër të tjera, se aktivisti gjerman i të drejtave të njeriut Peter Steudtner ka planifikuar një kryengritje në Turqi dhe se ndodhet me të drejtë në arrest hetimor. Ai kritikoi, që po shkaktohet një krizë diplomatike, kur në Turqi arrestohen njerëz për aktiviteti spiunazhi, të cilët kanë pasur synim të krijojnë kaos shoqëror. Qeveria gjermane ia ka refuzuar Erdoganit dhe ministrave të tij daljet publike në Gjermani, por “agjentët e saj vijnë në Gjermani mblidhen nëpër hotele dhe përçajnë vendin tim.” Turqia e akuzon Gjermaninë, se mbron militantët kurdë dhe të majtët si dhe personat, që kanë qenë të involvuar në puçin e dështuar.

Qeveria gjermane i hedh poshtë akuzat

Ndaj deklarimit të qeverisë gjermane, se për shkak të arrestimit të Steudtner-it do të shqyrtojë mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë, Erdogan u kundërpërgjigj, se Turqia nuk lejon të frikësohet përmes bllokadave tregtare. Gjermania duhet të marrë parasysh, se “do t’i duhet vet të paguajë një çmim të lartë”.

Deri tani Ministria e Jashtme gjermane i ka ashpërsuar paralajmërimet ndaj shtetasve gjermane për udhëtimet ndë Turqi për shkak të gjendjes së sigurisë. Erdogan bëri gjithashtu të ditur, se “ata, që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore kanë kryer masakrat më të përgjakshme dhe më djallëzore, nuk duhet të na japin ne leksione për humanizmin.”

Edhe disa medie turke ndërkaq kanë përdorur tone të ashpra ndaj Gjermanisë.

Aktivistët e të drejtave të njeritu si spiunë dhe puçistë

Steudtner dhe kolegu i tij suedez Ali Gharavi drejtonin së bashku një ëorkshop disa ditor për aktivistët e të drejtave të njeritu në afërsi të Stambollit. Seminari me temë siguria e të dhënave dhe përballimi i situatave me stres dhe trauma përfundoi papritur, kur policia më 5 korrik e arrestoi këtë grup. Ndër të arrestuarit është edhe drejtorja e organiaztës turke Amnesty International, Idil Eser. Ata akuzohen për afërsi me organizatorët e tentativës ë dështuar për puç vitin e kaluar, të cilët kanë pasur për qëllim “kaosin shoqëror”, sipas akuzës.

Kundër trainerit Peter Steudtner dhe gjashtë aktivistëve të tjerë është vendosur masa e arrestit hetimor. Gazeta “Star” shkruan, se qeveria gjermane, ka pasur dijeni për kryengritjen e planifikuar nga aktivitstët e të drejtave të njeritu. “Star” i referohet një programi kompjuteri të emërtuar “Elephant” ose “Elepant”, me të cilin konsullata e përgjithshme gjermane ka ndjekur çdo hap të seminarit.

Faktikisht kemi të bëjme me një listë profilaktike krize të emërtuar “Elefand”, në të cilën mund të regjistrohen me vullnet të lirë në ambasadat gjermane gjermanët që shkojnë jashtë vendit. Qëllimi i këtij regjistrimi është, që përfaqësia përkatëse diplomatike në rast rreziku të mund të kontaktojë shpejt me gjermanët, thuhet në Ministrinë e Jashtme në Berlin lidhur me këtë listë. Kjo nuk ka të bëjë me mbikqyrje.

Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, shkruan në gazetën e afërt me qeverinë “Daily Sabah”: “Nuk ka asnjë rrezik për shtetasit gjermanë dhe të tjerë shtetas të huaj, nëse ata duan të vizitojnë Turqinë apo të bëjnë biznes në të.” Ai njëkohësisht kritikoi “fiksimin e mediave gjermane tek Erdogani”. Ai i cilësoi raportimet në media si “mendime alogjike të të sëmurve nga mendja”. /DW

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: eRDOGAN GJERMANISE
Pas

Gazetari shpërthen ndaj rritjes së çmimit të ujit: Këshilltarë kalamaj, LSI të mbajë qëndrim me ta

Para

10 vatra zjarri në 24 orët e fundit, qarqet me probleme

Para
Situata me zjarret, Emergjencat Civile: 8 vatra zjarri në 24 orët e fundit

10 vatra zjarri në 24 orët e fundit, qarqet me probleme

Discussion about this post

 



Të Fundit

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

“Bread&Heart” Festival, Rama: Format unikal bashkëpunimi mbi sfidat e ndërtimit në Shqipëri

Kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave! Shembuj konkret, dokumentacioni që ju nevojitet

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

Media britanike ‘Times’: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.