Erdogan pas votës pro në referendumin që i rrit kompetencat presidentit, ka deklaruar se Turqia do zhvillojë referendum edhe për anëtarësimin e vendit në BE.
Në një intervistë dhënë të hënën në një televizion të Indisë, Erdogan ka akuzuar BE-në se nuk është “e sinqertë apo e ndershme” dhe po e detyron Turqinë të pres tek porta e saj, raporton AP. “Turqia do të zgjedh rrugën e radhës përmes një referendumi sikurse ai për Brexit”, tha Erdogan.
Duhet të sjellim në vëmendje që Turqia e cila është me shumicë myslimane ka nisur negociatat për anëtarësim në BE më 2005 por bisedimet nuk kanë përfunduar ende me sukses. (J.V/Shuplaka)