11:58 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin, të ndalet ekspansionizmi i Izraelit

16:56 | 21/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin, të ndalet ekspansionizmi i Izraelit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një fjalimi në Samitin Joformal të Organizatës së Shteteve Turke (OTS) në Budapest, e përshkroi situatën humanitare në Gaza si “katastrofën më të rëndë të kohërave moderne”, ku civilët, sipas tij, “po përjetojnë ferrin”.

Në mesazhin e tij të fortë, Erdogan theksoi se përballë tragjedive të tilla, komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë përtej interesave të kufizuara kombëtare.

“Tragjeditë që ndodhën në Qipro, Karabak, Bosnjë në të kaluarën dhe në Gaza sot na kujtojnë se duhet të mendojmë përtej kufijve tanë,” u shpreh Erdogan.

Ai kërkoi që të kundërshtohet ashpër ajo që e quajti “ekspansionizëm pa kufij i Izraelit”, duke theksuar mbështetjen për integritetin territorial të Palestinës, Libanit dhe Sirisë.

Presidenti turk tha se vendet anëtare të botës turke duhet të luajnë një rol aktiv në arritjen e një armëpushimi dhe në ndihmën për rindërtimin e Gazës.

“Si bota turke, kontributi ynë në vendosjen e një armëpushimi, shpërndarjen e ndihmës humanitare, rindërtimin e Gazës dhe përpjekjet për një proces të përhershëm paqeje janë të rëndësishme,” tha ai.

Në fjalën e tij, Erdogan gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit brenda OTS-së për suksesin e Korridorit të Mesëm, si dhe përfshirjen e Republikës Turke të Qipros Veriore në strukturat e organizatës.

Lidhur me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, ai shprehu synimin për të vijuar përpjekjet diplomatike:

“Ne do të vazhdojmë kontaktet tona intensive me të dyja vendet drejt arritjes së një armëpushimi gjithëpërfshirës dhe një paqeje të drejtë,” tha Erdogan.

Në fund, ai propozoi që data 15 dhjetor të shpallet Dita Botërore e Gjuhës Turke, gjatë Konferencës së 43-të të Përgjithshme të UNESCO-s.

Pas

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Para

Paralajmërimi: Tornado mund të godasë zona të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar sot

Para
Paralajmërimi: Tornado mund të godasë zona të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar sot

Paralajmërimi: Tornado mund të godasë zona të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar sot

 



Të Fundit

Rriten të ardhurat nga akciza, mbi 20 miliardë lekë të mbledhura

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi në Australi, aktori në arrati

Ngërçi politik në Kosovë, 20 përpjekje të dështuara për të konstituuar Kuvendin e Kosovës

Kriza e migracionit dhe tensionet me Gjykatën Europiane, Italia dhe Danimarka bashkohen me shtetet skeptike

Spiropali në Janinë: Objektiv ynë kombëtar, anëtarësimi në BE brenda vitit 2030

Zyrtare/ Fitoi çdo gjë dhe u kthye në një legjendë të klubit, Real Madrid i jep lamtumirën Carlo Ancelottit! Italiani gati për Brazilin

‘Policia barkas…’, momenti ku efektivët ‘mësyjnë’ në restorantin ku po drekonte Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët

Tragjedi në San Diego! Gjashtë të vdekur në rrëzimin e avionit privat, mes tyre edhe dy yje të Rock & Roll-it

Fletë votimi të falsifikuara dhe listë me emra zgjedhësish, vihet nën hetim pronari i lokalit në Peqin

Operacioni “Ura”/SPAK dhe Antimafia zbulojnë 29 të ndaluar, 12 në pranga, pjesa tjetër në kërkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.