23:24 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Erdogan – Falënderon Thaçin, “turp” për Haradinajn

22:52 | 01/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Erdogan – Falënderon Thaçin, “turp” për Haradinajn

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, përsëri ka folur për dëbimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova në Turqi.

Ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi derisa ka thënë se veprimet e Ramush Haradinajt ishin për turp.

Madje, shkarkimin e Shefit të AKI-së dhe Ministrit të Brendshëm, Erdogan e ka quajtur gabim historik.

“Operacioni i fundit në Kosovë (Operacioni i MIT-it në Kosovë kundrejt strukturës së FETO-s në Ballkan) nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘Turp’. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato e bënë detyrën e tyre”, ka thënë Erdogan, cituar sipas raportonAnadolu Agency (AA).

“Është miku, vëllai ynë kushdo që shkollat e FETO-s ia dorëzon Fondacionit turk Maarif, kush mbyll strehët e tyre të së keqes me pamjen e institucioneve të shoqërisë civile dhe kush i largon agjentët e tij nën pamjen e biznesmenit”, është shprehur Erdogan.

Reagimi i Erdoganit është i dyti brenda 24 orëve të fundit. Të shtunën, Erdogan paralajmëroi fundin e qeverisjes së Ramush Haradinajt dhe protesta të kosovarëve kundër tij.

Në anën tjetër, Presidenti Hashim Thaçi, i ka dalë në mbrojtje Shefit të AKI’së dhe ka thënë se dëbimi i shtetasve turq ka ardhur pasi ata ishin të rrezikshëm për Sigurinë Kombëtare./Telegraf

Etiketa: erdogan turqi
Pas

Elvana Gjata publikon pamje nga klipi i ri, bashkëpunim me reperin e famshëm amerikan

Para

Horoskopi i muajit Prill, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Para
Pranvera sjell të reja, këto 4 shenja horoskopi do të gjejnë shpirtin e tyre binjak

Horoskopi i muajit Prill, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.