Pas faljes së namazit të Bajramit në xhaminë Hz. Ali në Stamboll, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka bërë një deklaratë për gazetarët, ku tha se fatkeqësisht bota islame në këtë Kurban Bajram po hyn shumë e dëshpëruar.
“Fatkeqësisht bota islame në këtë Kurban Bajram po hyn shumë e dëshpëruar. Në njërën anë konfliktet në Siri dhe në Irak, në anën tjetër konfliktet në Arakan, si dhe lufta që ne bëjmë në vendin tonë kundër terrorizmit. Të gjitha këto janë zhvillime që dashur padashur pengojnë që ta presim Bajramin si festë të Bajramit. Në këtë apo në mënyrë tjetër ne luftën tonë do ta vazhdojmë me vendosmëri kundër çdo kërcënimi brenda vendit tonë dhe jashtë kufijve tanë”, tha Erdoğan duke vënë theksin se bota islame ka hyrë e dëshpëruar në festën e Kurban Bajramit”, tha Erdogan.
(S.SH/Shuplaka)