Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan në një komunikim për mediat ka folur për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë.
Erdogan është shprehur se Turqia gjithmonë ka ndjekur një politikë të ekuilibruar dhe ata që duan të përkeqësojnë marrëdhëniet e tyre me Rusisë, nuk do t’ja dalin.
“Që në ditën e parë kemi ndjekur një politikë të ekuilibruar. Lobi ushtarak, duke përdorur opozitën, u përpoq të na hidhte në zjarr. Ne nuk lejuam që të ndodhte. Nuk lejuam që forcimi i marrëdhënieve me Ukrainën të prishë marrëdhëniet tona. Ne mbajmë një dialog të ngushtë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin”, tha Erdogan.
Më herët, Erdogan i bëri komentet në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili mbërriti në Turqi në kuadër të një turneu evropian për të siguruar mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake pas përfundimit të luftës me Rusinë.
Udhëheqësit e NATO-s që takohen në Vilnius të Lituanisë javën e ardhshme pritet të riafirmojnë se Ukraina do t’i bashkohet aleancës së tyre në të ardhmen.
“Nuk ka dyshim se Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO”, u tha Erdogan gazetarëve.