Në një takim me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Jim Mattis ditën e sotme në Ankara e presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mbështeetjen që SHBA i japin grupit militant kurd YPG.
Turqia është e shqetësuar nga mbështetja që Shtetet e Bashkuara u ofrojnë kurdëve të Sirisë të cilët po ndihmojnë në luftën kundër xhihadistëve të IS-isit në Sirinë veriore.
Po ashtu Turqia e ka bërë të qartë se nuk e mbështet vendimin amerikan për t’i dërguar armë kurdëve në Siri.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Turqia e kanë cilësuar grupin PKK si organizatë terroriste, por, në dallim nga Turqia, Uashingotni nuk e quan edhe grupin YPG si organizatë terroriste.
(S.SH/Shuplaka)