16:17 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Erdogan i vë kushte Amerikës: Duam Gulenin në këmbim të pastorit amerikan

23:21 | 28/09/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Erdogan i vë kushte Amerikës: Duam Gulenin në këmbim të pastorit amerikan

Autoritetet në Turqi thonë se do të lirojnë pastorin amerikan Andreë Brunson, që mbahet në arrest prej gati një viti, nëse Shtetet e Bashkuara do të ekstradojnë klerikun musliman Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për grushtin e dështuar të vitit të kaluar.

 “Ata thonë na jepni pastorin! Ju keni një predikues atje. Na e dorëzoni dhe do të përpiqemi t’iu japim Brunsonin”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim televiziv.

Andreë Brunson, që jeton në Turqi prej 23 vitesh, si dhe gruaja e tij Norine, u arrestuan në tetor 2016 për shkelje të dyshuara të statusit të emigracionit.

Bashkëshortja e tij u lirua ndërsa akuzat ndaj pastorit u forcuar duke i shtuar dhe mbështetjen e dyshuar të rrjetit të klerikut Gulen, të cilin Turqia e ka etiketuar si përfaqësues të një organizatë terroriste.

Andreë Brunson dhe bashkëshortja e tij drejtonin një kishë të krishterë në qytetin turk të Izmirit.

Gjatë vizitës së tij muajin e kaluar në Ankara Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha se pastori Brunson ishte “burgosur padrejtësisht”.

Një dekret i gushtit të kaluar i dha fuqi presidentit Erdogan të ekstradojë të huaj në këmbim të të burgosurve turq jashtë vendit, në një “situatë që konsiderohen të nevojshme për sigurinë kombëtare ose për interesa të vendit”.

Turqia në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të ekstradojnë klerikun Fetullah Gulen i cili ndodhet në Pensilvani, shkruan “voa”.

Erdogan ka kërkuar edhe më parë gjatë presidencës së Obamës ekstradimin e Gulen pasi ai e shihet si personin krysor që qëndronte pas grushtit të shtetit në Turqi.

Këto akuza të presidentit turk janë mohuar nga kleriku Fetullah Gulen. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: erdogan gulenpastori
Pas

Bushati i bindur: Vitin tjetër Shqipëria është vend kandidat për në BE, në qershor hapen negociatat

Para

Daja: Dominuam për 70 minuta ndaj një ekipi të fortë, ata kanë stafe të specializuara mjekësore

Para
Daja: Dominuam për 70 minuta ndaj një ekipi të fortë, ata kanë stafe të specializuara mjekësore

Daja: Dominuam për 70 minuta ndaj një ekipi të fortë, ata kanë stafe të specializuara mjekësore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

Negociatat me Hamasin në prag dështimi, i dërguari i SHBA-së në Tel Aviv: Do të doja të kisha lajme për ju, por…

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë vendimin e gjykatës për dënimin e Millorad Dodik

Video/ Një mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes për të ndërtuar urën më të lartë në Botë

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Qeveria italiane reagon pas vendimit të Gjykatës së BE

Trump: Do të vendosim sanksione kundër Rusisë nëse nuk ka armëpushim deri më 8 gusht

Skandal në Barcelonë! Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

I dërguari amerikan Steve Witkoff vijon vizitën në Izrael, takohet me familjet e pengjeve në sheshin e Tel Avivit

Mediat: Netanyahu shtyn vendimin për veprim ushtarak në Gaza, Hamasi largohet nga negociatat

Mbështeti të burgosurit politikë nëpërmjet një postimi në mediat sociale, arrestohet ish-kryeministri i Malit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.