Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën është se Turqia do të refuzojë çdo përpjekje nga milicia kurde që i konsideron “terroristë” për të krijuar një shtet kurd në Sirinë veriore.
“Ne nuk lejojmë dhe nuk do të lejojmë kurrë krijimin e një të ashtuquajturi Shtet nga PYD, YPG në veri të Sirisë”, konfirmoi Erdogan në Ankara.
Turqia e konsideron Partinë e Unionit Demokratik kurd (PYD) dhe degën e saj të armatosur, Njësitë për Mbrojtjen e Popullit kurd (YPG), si një aureolë në Siri e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit turk (PKK), klasifikuar si organizatë terroriste nga Ankaraja dhe aleatët perëndimorë.
PYD-ja shpalli në vitin 2016 një administrim gjysmë-autonom në veri të Sirisë.
“Ata duan të krijojnë një korridor terrorist në Siri veriore duke arritur në Mesdhe”, tha presidenti.
Grupet kurde siriane kanë dy “kantone” në verilindje të Sirisë, si dhe rajonin Afrin në perëndim.
Erdogan shtoi se Turqia do të vazhdojë të luftojë organizatat terroriste “kudo që t’i gjejmë”.
(B.H/Shuplaka)