13:10 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Erdogan kërkon votën e kurdëve për referendumin në Turqi

19:36 | 02/04/2017
në Bota, Te Fundit
0
Erdogan kërkon votën e kurdëve për referendumin në Turqi

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan u ka bërë thirrje kurdëve të juglindjes të votojnë pro referendumit, i cili do t’i shtojë atij kompetenca të reja si president

Teksa e ka quajtur veten e tij mbrojtës të paqes, Erdogan ka pasur në shënjestër të tij gjatë tubimit elektoral në Diyarbakir partinë pro kurde “HDP”, e cila gëzon mbështetje të gjerë në këtë pjesë të vendit, e që Erdogani e konsideron si zgjatim të Partisë së paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit PPK.

“Ne jemi gardianët e paqes, ne jemi gardianët e lirisë. Ne nuk harrojmë nënat që vajtuan në Diyarbakir sepse fëmijët e tyre u rrëmbyen në male. Si i trajtuan atë që sot bëjnë thirrje për paqe? I trajtuan dhunshëm dhe në mënyrë makabre, kurse ne me mëshirë”,- tha Erdogan.

Erdogan tha se Turqia ka nevojë për një presidentë të fortë, me qëllim shmangien e koalicioneve qeverisëse të brishta siç ka ndodhur në të kaluarën.

HDP kundërshton reformën kushtetuese, por fushata e tyre është shkatërruar nga një goditje e cila ka çuar në burgosjen e udhëheqësve të tij, dhjetëra deputetë dhe mijëra anëtarë të saj të saj për lidhje me PKK.

Erdogan kërkon të rrisë fuqinë e presidencës në Turqi, duke ndërtuar një sistem kushtetues të ngjashëm me atë të Mbretërisë Britanike. Erdogan ishte presidenti i parë turk që u zgjodh me votë popullore në gusht të 2014, pas një dekade në pushtet në postin e Kryeminisitrit.

Kur mori detyrën u zotua se do të jetë një president aktiv dhe mandatin do ta përdorë për të forcuar fuqinë ekzekutive të presidentit, një post deri atëherë ceremonial. 

“Edhe Anglia ka një sistem gjysmë-presidencial”,- deklaroi Erdoan gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror turk. Atje pushteti dhe përgjegjësia është në duart e mbretëreshës, shtoi ai.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se Turqia po përjeton një kthim pas të rrezikshëm të të drejtave dhe lirive të njeriut nën pushtetin e Erdogan, duke nënvizuar se ai kontrollon Drejtësinë, gjyqësorin dhe median.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Rexhep Taip Erdogan
Pas

Basha: Nuk ka zgjedhje në 18 qershor, qeverisë teknike i duhen 100 ditë të shkatërrojë aparatin mafioz

Para

Foto e rrallë e Bashës në rininë e tij, në praninë e ish-presidentit Rugova

Para
Foto e rrallë e Bashës në rininë e tij, në praninë e ish-presidentit  Rugova

Foto e rrallë e Bashës në rininë e tij, në praninë e ish-presidentit Rugova

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Mes tensioneve politike, mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Operacioni “Enigma” ku u vu në pranga Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë! Nën masa të larta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.