Presidenti turk ka paralajmëruar Evropën se do të përballet me probleme dhe kërcenime të reja nëse nuk e mbështet qeverinë e pajtimit kombëtar në Libi, që njihet nga ndërkombëtarët.
“Dështimi i mundshëm i BE-së për të mbështetur në mënyrë të duhur këtë qeveri do të ishte një tradhti ndaj vlerave të saj thelbësore, përfshirë demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Për më tepër, Evropa do të përballej me një sërë problemesh dhe kërcënimesh të reja, nëse qeveria legjitime e Libisë do të rrëzohej”, thotë Erdogan në shkrimin e tij.
Presidenti turk thotë se zgjedhja e duhur për Evropën është të punojë me Turqinë. Një konferencë paqe do të mbahet të dielën në Berlin, teksa më 12 Janar palët e përfshira në konflikt në Libi, që pas vrasjes së Muhamar Gedafit në vitin 2011, ranë dakord për një armëpushim, me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimit Europian, Britania, Franca, Kina, Turqia apo Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe kreu i qeverisë së Tripolit dhe rivali i tij, Haftar.