Presidenti turk Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të fokusohen në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi gjatë takimit të tyre të hënën, ndërsa Turqia kërkon të rikthejë Moskën në marrëveshje, tha këshilltari kryesor i Erdoganit për politikën e jashtme.
“Ne luajmë një rol udhëheqës këtu. Ne shohim mbështetje të fortë nga e gjithë bota për realizimin e korridorit të grurit,” tha në një intervistë në kanalin televiziv A Haber, shefi i politikës së jashtme dhe këshilltari i sigurisë i Erdogan, Akif Çagatay Kiliç.
Dronët rusë goditën infrastrukturën portuale të lumit Danub që është kritike për eksportet e grurit të Ukrainës, duke plagosur të paktën dy persona në sulmin në pjesët jugore të rajonit të Odesa të dielën, thanë zyrtarët ukrainas.
Danubi është bërë rruga kryesore e Ukrainës për eksportimin e grurit që nga korriku, kur Rusia u largua nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, e cila i kishte dhënë një kalim të sigurt eksporteve të Kievit të drithërave, farave vajore dhe vajrave bimore nëpërmjet Detit të Zi.
Discussion about this post