01:45 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Erdogan takon kundërshtarin e tij më të madh, i ‘’hoqi nga duart” pas 25 vitesh…

08:01 | 20/04/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Erdogan takon kundërshtarin e tij më të madh, i ‘’hoqi nga duart” pas 25 vitesh…

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka takuar këtë të premte njeriun që i hoqi “nga duart” administrimin e Bashkisë së Stambollit, pas plot 25 vitesh. Kryetari i ri i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe Presidenti turk u takuan në ceremoninë mortore të biznesmenit të njohur në metropolin turk dhe ish-kryetarin e dhomës së tregtisë së Stambollit, Atalay Şahinoglu.

Dy njerëzit më të përfolur aktualisht në Turqi, njëri si President nga radhës e partisë në pushtet dhe tjetri nga radhët e partisë më të madhe opozitare, ishin në rreshtin e parë kur falën namazin e të ndjerit. Më pas, Imamoglu e shoqëroi deri tek makina Erdogan, me të cilin edhe bisedoi për pak kohë në këmbë.

Megjithëse kundërshtarë të ashpër, Imamoglu ka theksuar se ka ardhur në krye të Bashkisë së Stambollit për t’i pajtuar njerëzit dhe se do të takohet me Erdogan sa herë të ketë mundësi.

“Nëse do të kem mundësi ta përshëndes, do ta përshëndes. Nëse do të kem mundësi t’i jap dorën, do ia zgjas dorën. Nëse do të kem mundësi ta përqafoj, do ta përqafoj, e nëse do të më jepet mundësia do të bisedoj me të për të mirën e qytetit”, tha Imamoglu, i cili krejt ndryshe nga Erdogan përdor një gjuhë pajtimi dhe larg toneve të larta të Presidentit.

Ky ishte edhe takimi i parë mes dy liderëve para kamerave që prej zgjedhjeve lokale të 31 Marsit. Pas suksesit në zgjedhjet lokale, në të cilat arriti të mposhtë krahun e djathtë të Erdogan, Imamoglu shikohet gjerësisht si kandidati kryesor që do të vihet përballë Erdogan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që planifikohen të mbahen pas më shumë se 4 vitesh. /tvklan.al

 

Pas

Dy gjarpërinj të zinj ”marrin peng” zyrën e presidentit

Para

E fshiu menjëherë! Majlinda sapo postoi këtë foto të Majk në profilin e saj dhe për një moment nuk u besuam syve!

Para
E fshiu menjëherë! Majlinda sapo postoi këtë foto të Majk në profilin e saj dhe për një moment nuk u besuam syve!

E fshiu menjëherë! Majlinda sapo postoi këtë foto të Majk në profilin e saj dhe për një moment nuk u besuam syve!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.