Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mirëpritur sirianin që tronditi botën me foton ku shfaqej me dy fëmijët e tij të pajetë. Ai u takua me Yusuf Abdulhamid, babanë e dy fëmijëve sirianë, binjakë, që nuk mundën t’i mbijetonin sulmit kimik.
Pavarësisht se i ati u nis me ta drejt një spitali në Turqi, dy foshnjat nuk mundën të mbijetojnë.
Gjatë takimit me presidentin turk, siriani ishte shumë i prekur. Ai shfaqet duke e puthur në ballë presidentin Erdogan, në shenjë respekti për përgjigjen e Presidentit të Turqisë ndaj luftës në Siri.
(XH.A/SHUPLAKA)