Anadolu Agency ka bërë me dije se paraditen e sotme presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.
Sipas Agjensisë Turke bëhet me dije se në bisedë janë trajtuar zhvillimet e fundit në Siri.
Kryeministrja britanike May, informoi presidentin Erdoğan, mbi gjithë operacionin të cilin e kanë zhvilluar kundrejt regjimit sirian ndërsa theksoi se Turqia gjithmonë ka dënuar në mënyrë të qartë përdorimin e armëve kimike.
Erdoğan mësohet të ketë thënë se zgjidhja politike mbetet rruga e vetme për të përfunduar persekutimin e regjimit sirian të cilën e kryen me armë kimike dhe ato konvencionale, dhe për paqen dhe qetësinë e vetë të popullit sirian.
Erdoğan ka biseduar me kryeministren britanike May mbi rëndësinë e mos përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve në rajon, mbi të cilën kanë rënë dakord bashkërisht.