Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar Ilir Meta për zgjedhjen President i Republikës së Shqipërisë
Në një bisedë telefonike, Erdoğan e uroi Metën për detyrën e re, duke e ftuar për një vizitë zyrtare në Turqi.
Krahas kësaj, Erdoğan e ka falënderuar presidentin e zgjedhur për rolin që ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve gjatë ushtrimit të detyrës së Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
Nga ana e tij,Meta shprehu besimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.
“Shpreh besimin për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. Rajoni përballet me sfida të mëdha stabiliteti e sigurie që kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim. Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për tërë rajonin”, është shprehur Meta gjatë bisedës telefonike me Presidentin e Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan. (J.V/Shuplaka)