Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka delaruar se asnjë europians, asnjë perëndimor nuk mund të hedhë një hap të sigurtë, të qetë në rrugë nëse BE vazhdon me të njëjtin qëndrim në lidhje me Turqinë.
“I drejtohem edhe një herë evropianëve. Turqia nuk është një shtet që mund të sfidohet, kur luhet me nderin, ku ke të drejtë t’i dëbosh ministrat. Mbarë bota po ndjek nga shumë afër se çfarë po ndodh. Nëse do të vijoni me të njëjtin qëndrim, nesër, asnjë evropian, asnjë perëndimor nuk mund të hedhë një hap i sigurtë, i qetë në rrugë, askund në botë”, u shpreh Erdogani gjatë një fjalimi të tij.
Duhet të theksojmë që kohët e fundit marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së janë tensionuar ndjeshëm në pas ndalimit të disa takimeve elektorale pro-Erdogan ku do të merrnin pjesë ministra turq në Gjermani dhe në Holandë.
(J.V/Shuplaka)