01:11 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Erdogan zbulon arsyet pse Turqia sulmohet nga terroristët, paralajmëron ndëshkime

09:10 | 18/01/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet pronari i kafenesë pas fjalëve për Erdogan: “As një çaj nuk i shërbej këtij njeriu!” 

President i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar sot se të gjithë organizatat terroriste kanë një mision të vetëm ndaj Turqisë. Erdoğan ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e zhvilluar në rezidencën presidenciale në Ankara, me rastin e përfundimit të godinave të shërbimeve të Institucionit të Sigurimit Social nga Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij presidenti Erdoğan është shprehur se “Nuk është e rastësishme që Stambolli i cili është një markë e rëndësishme e Turqisë sulmohet një ditë nga organizata terroriste separatiste, dhe ditën tjetër nga DEASH-i. Tashmë në këtë vend askush nuk do të shpëtojë nga ato që ka kryer (pa marrë dënimin e merituar), në kuadër të shtetit ligjor do të kërkohet llogari nga të gjithë. Arrestimi i terroristit, autorit të sulmit në Ortaköy është një manifestim i rëndësishëm për sigurinë”.

Duke vënë në dukje ngjarjet e përjetuara njëra pas tjetrës që nga viti 2013 e deri tani, Erdoğan tha se “Këto ngjarje të përjetuara njëra pas tjetrës tregojnë se Turqia ndodhet në një luftë të re për pavarësi. Por këtë herë përballë nesh nuk janë armiqtë me emrat dhe ushtarët e tyre, por janë organizatat terroriste që përdoren si mashë. Mos vëreni se ato kanë emra të ndryshëm si PKK, DEASH, FETO, YPG, DHKP-C apo të tjera, të gjithë ato janë aktorë të të njëjtit skenarë”.

Pasi ka theksuar se të gjithë organizatat terroriste kanë një mision të vetëm, Erdoğan tha se “Ato kanë misionin që të pengojnë dhe të sabotojnë objektivat 2023 të Turqisë, duke kërcënuar unitetin kombëtar dhe integritetin e vendit tonë. Nuk do t’ia arrijnë, ne ndoshta nuk do t’ia arrijmë, por nipërit tanë do ta shikojnë. Shpresojmë se bijtë e këtij populli do të realizojnë objektivat për vitin 2053 edhe për 2071”. “Ata që posedojnë sektorin financiar, do të kenë përballë qeverinë nëse nuk ofrojnë kredi të nevojshme për investitorët, sipërmarrësit në këtë vend. Ata që përdorin paratë në mënyrë të pamëshirshme unë i karakterizoj me ‘terrorizmin ekonomik’. Kjo nuk ka asnjë shpjegim tjetër”, ka shtuar ndër të tjera presidenti i Turqisë. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: erdoganfjalimiterrorizmiturqi
Pas

Ngeli tre ditë pa drita, shikoni se ç’bëri që të mos vdiste urie (FOTO)

Para

I dashuri i kërkon foto intime, vajza e lë me gisht në gojë (FOTO)

Para
I dashuri i kërkon foto intime, vajza e lë me gisht në gojë (FOTO)

I dashuri i kërkon foto intime, vajza e lë me gisht në gojë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.