14:33 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Erdogani, fjalë të forta – efekt i dobët. Ç’po ndodh në Turqi

09:17 | 29/05/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Erdogani, fjalë të forta – efekt i dobët. Ç’po ndodh në Turqi

Lira turke po humbet gjithnjë e më tepër vlerën e besimi në forcën ekonomike të vendit po bie. Presidenti Erdogan fajëson fuqitë e huaja. Ekspertët mendojnë se një pjesë të fajit për mizerjen ekonomike të vendit e ka ai.

Një gjë duhet pranuar për Recep Tayyip Erdoganin, duhet pranuar që presidentit turk nuk i mungojnë idetë e jashtëzakonshme. Gjatë një mitingu fushate elektorale ai i bëri thirrje qytetarëve që të kthejnë në monedhë turke paratë që kanë në dollar ose euro: “Vëllezër, dollarët ose eurot që keni nën jastëk, kthejini në lira. Së bashku ne do e përballojmë këtë komplot”, u bëri ai thirrje idhtarëve që tundnin flamurin e tij në qytetin turko lindor, Erzurum.

Shkak për apelin e Erdoganit është humbja e madhe e vlerës së lirës turke. Në gjashtë muajt e fundit lira ka rënë me gati 20 përqind të vlerës. Erdogan nuk shikon arsye ekonomike tek kjo gjë, por vetëm konspiracion të financiarëve vendas dhe të huaj.

Kërkohet kontrolli mbi bankën kombëtare

Përveç apelit, presidenti turk njoftoi se mbas zgjedhjes në zgjedhjet presidenciale në fund të qershorit, ai do të kërkojë të vendosë kontrollin mbi Bankën kombëtare, deri tani të pavarur. Kjo e bën Marcel Fratzscher, të rrudhë ballin. Fratzscher është president i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIË). Ai mendon se Erdogan është bashkëpërgjegjës për mizerjen ekonomike të Turqisë. Njoftimi i Presidentit se do i heqë pavarësinë Bankës Qendrore turke, për të marrë përsipër marrjen e vendimeve që duhet të marrë banka, është “një nga arsyet kryesore të krizës ekonomike të Turqisë”. Si pasojë e një politike ekonomike të gabuar, mendon Fratzscher, gjithnjë e më shumë turq do largohen nga vendi ose do i dërgojnë kursimet e tyre jashtë Turqisë.

Koncepti i ekonomisë turke në rrezik

Në fakt gjendja e ekonomisë turke është serioze. Kjo ka të bëjë edhe me atë që modeli ekonomik ka ndryshuar vitet e fundit. Prej vitesh Turqia ka importuar më shumë mallra se sa ka eksportuar. Si shpërblim gjithnjë e më shumë të huaj kanë investuar në Turqi paratë e tyre, sepse shpresonin të merrnin më shumë përfitime. Ky konstrukt u zhvillua mirë vite me radhë, dhe vendi ishte në rrugë të mirë ekonomike. Por, pas përpjekjes për puç 2016 dhe valës së arrestimeve dhe shkarkimeve, investorët e huaj e humbën besimin. Ndërkohë deficiti i llogarive rrjedhëse ka arritur pesë përqind. Niveli i inflacionit është aktualisht në 11 përqind, më shumë se dyfishi prej 5 përqind që ka vënë si objektiv Banka Qendrore turke.

Erdogan kundër rritjes së përqindjes

Sjellja e Erdoganit në çështjet ekonomike e bën situatën edhe më të vështirë. Për të ndaluar inflacionin dhe rënien e monedhës vendase, Banka Qendrore zakonisht rrit përqindjet. Por në Turqi, presidenti Erdogan lufton këtë formulë bazë të politikës ekonomike. Ai jo vetëm që flet hapur në publik kundër rritjes së përqindjeve, por ushtron presion ndaj ekspertëve të pavarur të politikës monetare, që të ulin përqindjet. Një arsye mund të jetë se Erdogan trembet se rritja e përqindjeve do të zbehë rritjen ekonomike prej 7,4 përqind të vitit të kaluar. Politika e deritanishme ekonomike, ka qenë një nga arsyet e suksesit të Erdoganit dhe partisë në pushtet, AKP. Presidenti vazhdon të jetë i preferuar tek idhtarët e tij, meqenëse shumë prej tyre ia dinë për nder përmirësimin e mirëqënies ekonomike. / DW

 

Pas

“ Dy deputetët pasuri miliona euro, por marrin ndihmë ekonomike”, Kristo-Xhaxhiut: Ça të them? Ka nga ata që…

Para

Shpërndante heroinë, arrestohet 22-vjeçari në Berat (EMRI)

Para
Shpërndante heroinë, arrestohet 22-vjeçari në Berat (EMRI)

Shpërndante heroinë, arrestohet 22-vjeçari në Berat (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raport i Policisë Tiranë: Arrestime dhe Procedime për Raste të Ndryshme Penale

Durrës/Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Shpërthim bombol gazi në Ishull Shëngjin, 64-vjeçarja dërgohet në spital

Tragjedi në plazhin e Zvërnecit, turist i huaj mbytet në det

Tragjedi në Elbasan, 33-vjeçari gjendet i pajetë dyshohet mbidozë heroine

Berisha: Përparësi absolute ka denoncimi i farsës elektorale! Kompletimi i këtij procesi është jetik për demokracinë shqiptare

Berisha: Farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Troplinin! Ndaj dhe një nga rekomandimet e Këshillit të Europës është reformimi i Skapit të partisë

Skandali 36 mijë euro/ Berisha: Endri Fuga mori avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën! Kjo aferë mbrohet nga Altin Troplini

Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve që transportojnë emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për t’iu dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Mbushja e kutive të votimit/ Berisha: PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe nuk do të njihen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.