Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan fiton gjithnjë vëmendje për deklaratat që bën. Mirëpo këtë herë, krejt ndryshe nga herët e tjera Erdogan është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të gjestit të tij gjatë konferencës me homologun ukrainas Petro Poroshenko.
Erdogan është filmuar nga kamerat teksa shfaqet i përgjumur, ndërsa Poroshenko është duke folur.
Në fakt në pamjet e filmuara në Kiev Erdogan mundohet që t’i mbajë sytë hapur por e ka gati të pamundur, madje kjo është vënë re edhe nga Poroshenko. (B.H/Shuplaka)