Ashtu sikurse pritej Enti Rregullator i Energjisë miratoi sot çmimin e ri të energjisë për të gjithë ata konsumatorë familjarë që do të kalojnë fashën prej 800 kilovatësh.
Ndërkohë gazetari Klodian Tomorri në një postim në rrjete sociale shkruan se krijimi i dy fashave do të sjell problem të madh në menaxhim, që duken se do të kenë një kosto të madhe për qytetarët.
Postimi:
Keta te Entit Rregullator edhe mund ta benin cmimin e ri te energjise 1 leke me pak nga ai qe kerkoi qeveria psh. Thjesht sa per t’u dukur qe jane burra me autoritet.
Se ne qofte se keta miratojne ca u thote qeveria per cfare duhen pastaj? Me mire i rrisim rrogen Rames dhe ministrave se sa paguajme pleqte e urte te ERE-s.
Tani, kjo puna e dy fashave do krijoje nje problem te madh ne menaxhim. Se ceshtja ketu eshte, qe OSHE ka incentive te mbledhe me shume para apo jo. Dhe ka nje metode shume efikase. Faturisti nuk vjen ne daten 31 per te lexuar sahatin, por vjen ne daten 4 per shembull. Ta rruajne nje 100-ce ne muaj me kete lloj skeme.