Enti Rregullatori i Energjisë ka nisur procedurat për përcaktimin e një çmimi të ri për bizneset që furnizohen nga 35 kilovat, i cili do të jetë më i lartë se ai aktluali.
Ligji i ri i cili do të hyjë në fuqi vitin që vjen do të jetë i vlefshëm për bizneset që nuk do të gjejnë një furnizues të ri. Ky ligj i detyron bizneset të dalin nga rrejti publik i furnizimit të në datën 1 janar të vitit të ri. Por nëse ato dështojnë të gjejnë një furnizues të ri dhe do të vijojnë që të përdorin OSHEE-në si mundësi të fundit, do ta paguajnë energjinë me një çmim të lartë.
Deri më tani janë evindetuar 82 konsumatorë të mëdhenj të energjisë nga 35 kv, të cilat sapo të pajisen me një sitetm të ri matës do të nxirren në tregun e lirë të energjisë dhe nuk do të jenë të mbrojtur nga çmimet e tregut.
Sipas ekspertëve të sektorit këto biznese deri në krijimin e Bursës së Energjisë duhet të prokurojnë energjinë duke bërë këresa në shumë operatorë dhe të lidhin kontrata furnizimi të paktën 1 vjeçare. Nëse KESH –it do i duhet të blejë energjinë me çmim 120 euro megavatori, sic ka ndodhur në vitin 2011 sigurisht që edhe bizneset janë të eksppozuara nga çmimet e larta, nëse kjo ngjarje përseritet (J.V/Shuplaka)