Enti Regullator i Energjisë ka vendosur ditën e djeshme të mos ndryshojë çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë të paktën deri në mars të vitit të ardhshëm. Enti Regullator i Energjisë ka marrë në shqyrtim dje aplikimet për çmime të reja të energjisë nga OSHE dhe OST, por në vendimin e dhënë përcatohet se deri në mars të 2017-ës konsumatorët finalë do të vazhdojnë me të njëtat çmime aktuale.
“Deri në 31.03.2017, të lërë në fuqi tarifat dhe çmimet e përkoshme të energjisë elektrike të miratuara përkatësisht në vendimet si më poshtë”, thuhet në vendimin e ERE, i cili nënvizon edhe çmimet ekzistuese për çdo kategori.
Për klientët e lidhur në 35 kilovat, i njëjti vednim përcakton edhe tarifa të reja, të cilët duhet të funksionojnë si të pavarura në treg. Për momentin furnizues i tyre është kompania e shpërnarjes pasi nuk është gjetur një furnizues i ri. ERE ka përcatuar fatura të reja që këta do të paguajnë ndaj furnizuesit të ri, shkruan një portal online.
“Për klinetët në tensionin 35 kilovat cmimi i shitjes së energjisë eletirke është 9.5lekë /kvh, ndërsa çmimi për pikë është 10.39 lekë/kwh. Për klinetët e lidhur në tensionin 20 kilovat çmimi i shitjes së energjisë është 11 lekë/kwh, ndërsa çmimi për pikë është 12.56 lekë.kwh. Tarifa e aksesit të shpëndarjes për klientët 20 kilovat të jetë 3.9lekë/ kwh”, thuhet në vendimin.
ERE i kërkon OSHE-së që të jetë korrekte me pagesat e faturave që ka ndaj OST-së dhe KESH-it dhe këtu i referohet jo vetëm detyrimeve korrente por edhe të prapambetura me argumentimin e shlyerjes së kredive që kanë dy operatorët. (J.V/Shuplaka)