01:28 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Erenestina Halili gruaja që s’mposhtet nga dhimbja, publikon librin e dytë, “Për ma t’parën lule t’kopshtit tem”

15:46 | 06/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Erenestina Halili gruaja që s’mposhtet nga dhimbja, publikon librin e dytë, “Për ma t’parën lule t’kopshtit tem”

Poetja dhe gazetarja Erenestina Halili, pas humbjes tragjike të të birit në një aksident automobilistik, Kejdi Halilit, nuk është ndaluar me veprat e saj. Së fundmi vjen rishtazi me një libër homazh “Për ma t’parën lule t’kopshtit tem”, siç edhe vetë shkruan, ku tregon dhimbjen e saj. 

“Gjithçka është shkruar aty vjen për nënat e njerëzit si unë”, thekson ajo për “Psikologjia”.

INTERVISTA:

Shembull i një gruaje  dhe nëne që dhimbjes i  ke dhënë çdo ditë jetë me poezi në faqen tuaj dhe më së fundi botimi i një libri. Çfarë përfaqëson “Bizulz” për ju?

Bibulz, është Bulëz e Biblës, pikëtakimi i përhershëm i jetës sime. Asgjë nuk mundet qenia njerëzore të paracaktojë, as të parashikojë, sepse sfidat, sprovat nuk janë as në dëshirën tonë, as në dorën tonë.

Jo vetëm për shkak të vokacionit tim familjar shekullor, por edhe pse e kam dëshmuar në çdo rast të mundshëm, mbetem idhtare e dashurisë së Zotit…

A është ky shpërthim krijues i ngacmuar edhe nga rrethanat?

 Nisja e këtij libri është një moment përvoje mistike personale, të cilën dëshiroj ta mbaj në xhepin tim të shpirtit, prej asaj nate e përvoje erdhën me rradhë poezitë mbi motive biblike me një reference jetësore të përditshme. Gjithçka është shkruar aty vjen për nënat e njerëzit si unë.

Cili është mesazhi që do të donit të përçohej përmes këtij libri?

Ky libër e thotë qënë titull, kumtimin tim.

Pse keni zgjedhur që ta sillni në gjuhën e Fishtës dhe të Camajt?

Gegërishtja është gjuha e shpirtit tim, është Sol-i i këngës sime, janë telat e violës dhe pikat e ujit që bëjnë rrathë. Ky libër mban tre cikle: Ati, Biri, Shpirti,për mua shënjon Këngën e Këngëve , përtej përditshmërisë e urisë konsumiste moderne. Është një pushim për të pyetur ekzistencialisht dhe për t’u gjegjur …

Dialogoj me Krijuesin dhe përpiqem të ngrihem pa peshën e trupit lart, për të vështruar përkohësinë tonë, jemi kaq të përkohshëm e nuk duam të dëgjojmë se të thirrur janë shumë, të zgjedhur janë pak…

Libri botohet edhe këtë rradhë në Kosovë dhe paraqitet në Panair nga shtëpia botuese“ Faik Konica”. (Faxweb)

 

Etiketa: “Për ma t’parën lule t’kopshtit tem”erestina halililibri
Pas

Vasili-Ramës: Llafeshumë e punëhiç! Grabit të varfërit që i le pa ujë!

Para

DETAJE nga ngjarja në Fier, 47-vjeçari hapi zjarr brenda lokalit për shkak të një borxhi të pashlyer

Para
Të shtëna me armë përpara një lokali në Fier, autori largohet

DETAJE nga ngjarja në Fier, 47-vjeçari hapi zjarr brenda lokalit për shkak të një borxhi të pashlyer

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.