Prej disa ditësh tashmë situata në vendin fqinj në Greqi paraqitet tejet e vështirë nga përmbytjet që kanë përfshirë vendin. Ndërkohë që edhe në momentet që flasim situata vijon të mbetet kaotike.
Përveç numrit të viktimave dhe të plagosurve, dëmnet materuale janë të shumta, ku nuk mungojën as erërat e forta. Ditën e djeshme, si pasojë e përmbytjes masive dhe erës së fortë, një makinë ka “fluturuar” mes për mes një shtëpie, siç duket edhe nga pamjet. Ngjarja ka ndodhur në Madra, ditën e djeshme.
Në një intervistë për mediat greke, kryeministri Alexis Tsipras është shprehur se vendi po përballet me një situatë të vështirë, ku uron dhe shpreson që numri i viktimave të mos shtohet, dhe që gjendja t’I rikthehet sa më parë normaliteti.
(E.K/Faxweb)