Erërat e forta që kaë fryrë gjatë gjithë ditës së sotme në rrethin e Krujes, kanë bërë që 2 pisha të rrëzohen në zonën e quajtur Krastë ku për pasojë është bllokuar edhe qarkullimi i mjeteve në aksin Fushë Krujë-Krujë dhe anasjellatas.
Falë ndërhyrjes në kohë rekord të zjarrfikëses se rrethit Krujë është bërë i mundur zhbllokimi dhe kalimi në këtë aks.
Rruga ka metur e bllokuar për rreth 30 minuta gjë që ka bërë që të krijohen edhe radhë automjetesh.
(F.GJ/FAXWEB.AL)