Sociologu Ergys Mërtiri ka reaguar për gjendjen shëndetësore të dy regjisorëve Budina, për të cilët Rama doli në deklaratë duke thënë se janë të ínfektuar me korònavírus. Në një shkrim në Facebook, Mërtiri tha se janë “top fare”. Nuk hezitoi të hidhte ákuza ndaj kryeministrit duke thënë se publikimi i rasteve nga ana e tij është përdorur politikisht ndaj protestave të AMT si një akt i shèmtuar.
Reagimi i Ergys Mërtirit: Edi Rama ka publikuar sot lajmin se regjisoret Edmond dhe Robert Budina jane identifikuar me Còvid. Nga kontaktet e mija me ta me thone se jane top fare dhe nuk kane asnje shqetèsim. Mjeket kane insistuar qe ata te bejne tèstimin per shkak se nje i aferm i tyre ka rezultuar i ínfektuar. Nga rezultatet e te gjithe familjareve te testuar kane dale pozitive vetem dy regjisoret, te cilet jane te njohur publikisht dhe te angazhuar ne pròtesten e teatrit.
Nuk dua te ákuzoj njeri per te thene se tèsti ka qene i manipuluar, ndonese nuk besoj fare tek autoritetet qe merren me keto pune, por publikimi i rezultateve nga Kryeministri dhe perpjekja e tij per ta perdorur kete politikisht kunder pròtestave eshte nje akt i shèmtuar, qe, per me teper, perben veper pènale. Publikimi i te dhenave personale dènohet pènalisht deri ne bùrg.
Edhe ne qofte testi i sakte, gje qe nuk e provojme dot, pasi kjo qeveri ka ndaluar cdo spítal privat te beje tèstime, kjo nuk ka asnje lidhje me pròtesten. Per me teper, edhe po te kishte, ne pròteste na ka nxjerre pikerisht Edi Rama, i cili me pòshtersi te plote, shkáterroi teatrin gjate kohes kur njerezit ishin te mbyllur ne shtepi. Ngado qe ta rrotullosh, fájtor eshte vetem Edi Rama.
Nje Kryeminister qe ben hapur veprime te tilla kaq bánale duhet te jete vertete ne hall shume te madh!(A.M/Faxweb.al)