10:38 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ergys Mërtiri: Germat e Teatrit do t’i rivendosim, ja pse do të fitojë kauza e artistëve

18:47 | 05/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ergys Mërtiri: Germat e Teatrit do t’i rivendosim, ja pse do të fitojë kauza e artistëve

Aktivisti dhe socilogu i njohur Ergys Mërtiri, deklaroi në studion e lajmeve të Fax News se zgjidhja e problemit të Teatrit Kombëtar me anë të një referendumi, është një alternativë e mundshme dhe mund t’i japë fund përplasjes midis palëve të përfshira.

Mërtiri argumentoi se në mungesë të institucioneve të drejtësisë, zhvillimi i një referendum mund t’i përgjigjet edhe kërkesës së shumë qytetarëve të cilët janë sensibilizuar me kauzën e artistëve për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Socilogu  tha se kryeministri Rama, nuk ka si qëllim ndërtimin e një Teatri të ri por për t’ju lejuar terren njerëzve pranë tij, duke argumentuar se çdo nismë dhe projekt i miratuar është zhvilluar pa garë dhe në mënyrë të paligjshme.

Lidhur me heqjen e germave tek godina ballore e Teatrit, Mërtiri tha se ai ishte një akt i kryebashkiakut Erion Veliaj për të matur rezistencën dhe opinionin publik duke e konsideruar atë si të pabesë.

Sipas Mërtirit, objekti është në varësi të ministrisë së Kulturës, trualli në përgjegjësinë e qeverisë dhe ndërhyrjen e Veliajt e sheh si diçka të pakuptimtë.

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në bazë të kërkesave të shumta ka ndërmarrë nismën për t’i rivendosur germat, njerëzit janë përfshirë masivisht për të kontribuar për rivendosjen e tyre. Financimi është siguruar dhe më shumë se hedhja e disa parave që kanë bërë qytetarët, ka rëndësi sensibilizimi dhe përfshirja e tyre. Nëse ky shtet ka vendosur që të mos na lejojë të rivëmë një pjesë të asaj që identifikon dhe i përket këtij Teatri, atëherë kjo është një tjetër gjë e papranueshme.

Ato janë hequr nga punonjësit e bashkisë dhe jashtë orarit zyrtarë të punonjëseve ç’ka është një tjetër shkalje ligjore. E kanë bërë skuthërisht siç din të veprojë Erion Veliaj. Nese vendosin policinë që të mos na lejojnë që të rivendosim gërmat në një godinë që ligjërisht është ende Teatri Kombëtar, dhe nëse Policia nuk kap Lali Erin për veshi, por qytetarët, atëherë ajo tregon se në anën e kujt është”

Duke folur për qëndrimin e ndërkombëtarëve lidhur me këtë çështje të hapur prej më shumë se një viti, Mërtiri tha: “Ata kanë reaguar si gjithnjë përmes ligjit dhe interpretimit të tij. BE e ka shprehur se ky projekt ka shkelje ligjore, por duhet thënë se kanë qenë reagime të ngadalta dhe kjo edhe për shkak të ish-ambasadores Romana Vlahutin e cila vetë është shprehur kundër artistëve, por nga ana tjetër ka ndikuar edhe propaganda e lartë qeveritare sepse ata kanë mekanizma që ne nuk i kemi dot”.

Mërtiri tha se janë përdorur disa artistë zëri i të cilëve u është dërguar përfaqësuesve europian fshehurazi duke manipuluar realitetin. Sipas tij, ndërkombëtarët kur e kanë marrë vesh realitetin ashtu siç është në të vërtetë kanë vënë duart në kokë.

“Reagimi mbase nuk ka qenë në nivelin e duhur për këto shkaqe, plus që Edi Rama ka kapur të gjitha institucionet të cilat i përdor për të bërë presion ndaj artistëve dhe propagandë ndërkombëtare duke shkuar kështu drejt një terri informativ”, tha Mertiraj.

Duke folur për aksionin opozitar dhe qëndrimin e opozitës për çështjen e Teatrit, Mërtiri tha: “Mund të kishte bërë më shumë, por shumë protagonist të protestës kanë dashur të mos e politizojnë dhe te qëndrojnë larg saj. PD ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e kauzës së Teatrit, kanë ardhur përfaqësues të opozitës herë pas here. Por nuk e shoh si kauzë të opozitës por si kauzë të qytetarëve të cilën edhe unë mendoj se duhet të jetë e tillë. Në njëfare mënyre ne e kemi fituar këtë kauzë duke qenë si diçka që ju përket qytetarëve. Por për këtë ne duhet të kërkojmë edhe mbështetje, edhe për t’i kërkuar opozitës që kur të vijë në pushtet të mos bëjë të njëjtën gjë”.

“Nëse më parë kemi pasur per një pallat një fond 20% sot kemi një luftë për vjedhjen totale të vjedhjes së shtetit dhe pronës. Kjo nuk është më vetëm një vepër korruptive por është një grabitje në gjithë kuptimin e fjalës. Por unë mendoj se kjo kauzë në fund do të fitohet nga artistët sepse mund ta ketë bërë Sandër Lleshaj me qytetarët e thjeshtë që dalin në të drejtën e tyre për të protestuar, por mendoj se nuk mund ta bëjnë me një shtresë të tillë siç janë artistët, me njerëzit e artit dhe të kulturës”, tha sciologu dhe aktivisti i njohur.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ergys mertiriHEQJA E GERMAVEteatri kombetar
Pas

Ish-deputeti publikon qëndrimet e kryeministrit në ’92-in: Edi Rama, nga Reflesionet tek supa e varfër te Xibraku

Para

“T’ju presim duart oligarkëve”, ‘shpërthen’ Kryemadhi: E konsideruan Kosovën si tregun e gjësë së gjallë

Para
“T’ju presim duart oligarkëve”, ‘shpërthen’ Kryemadhi: E konsideruan Kosovën si tregun e gjësë së gjallë

"T'ju presim duart oligarkëve", 'shpërthen' Kryemadhi: E konsideruan Kosovën si tregun e gjësë së gjallë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tensionet Iran-Izrael, Britania dërgon avionët luftarakë

CNN: Operacioni i Izraelit kundër Iranit do të zgjasë javë të tëra, me miratimin e SHBA-ve

Izraeli mesazh në persisht për qytetarët iranianë: Largohuni nga zonat që kemi në objektiv

Rrëzohet helikopteri në Indi, 7 të vdekur, përfshirë 1 fëmijë

“Shqetësim për atë që do të ndodhë më pas”, iranianët përgatiten ndërsa lufta afrohet

Kishin mbetur në det për shkak të problemeve me mjetet lundruese, Policia u vjen në ndihmë 8 personave në Dhërmi

I dyshuari kryesor për sulmet në Minesota, policia në kërkim të 57-vjeçarit Vance Boelter

Korçë/Finalizohet operacioni “Dozat”, arrestohet një i ri për shitje të kanabisit në Bilisht

Aksident në Korçë, përplasen dy automjete, një person përfundon në spital

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, Rrustemi: Zero tolerancë abuzuesve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.