03:03 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Edhe pse kishte krahun e lënduar, ia përthyenin më keq”, Ergys Mërtiri shpjegon çfarë ndodhi në rrugë para se të shoqërohej në polici (E gjithë ngjarja që u fshi nga efektivët)

09:38 | 20/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Edhe pse kishte krahun e lënduar, ia përthyenin më keq”, Ergys Mërtiri shpjegon çfarë ndodhi në rrugë para se të shoqërohej në polici (E gjithë ngjarja që u fshi nga efektivët)

Ergys Mërtiri ishte një nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i cili u shoqërua ditën e djeshme për në polici pas një konflikti me efektivët në rrugë. Ai tha se filmoi gjithçka nga dhuna brutale e efektivëve dhe arsyeja e vetme përse e shoqëruan në polici ishte për ti fshirë videot se ishin prova që tregonin dhunën e tyre.

Ergys Mërtiri: Janë dhunuar vetëm 2 persona në komisariat. Ata kanë dalë dhe do të ndjekin të drejtën e tyre për të cuar në ndjekje penale cështjen. Janë goditur brenda në komisariat, kjo është shumë e rëndë dhe për këtë duhet mbajtur përgjegjësi.

Policia nuk duhet të godasë askund. Policia është sjellë jo vetëm në mënyrë të dhunshme, por edhe brutale, të egër, të ashpër, si në rrugë, ashtu dhe në komisariat. Në komisariat është ushtruar dhunë drejtpërdrejt, është gjakosur një prej personave, kjo është akoma më e rëndë.

Unë jam marrë në polici dhe kur i pyesja se për cfarë po më merrnin, thonin ta shpjegojmë në komisariat. Nuk ma tregonin, ndërkohë që më kishin marrë telefonin me dhunë dhe kur shkova në komisariat, më dhanë telefonin dhe më nxorën. Aty vura re se videot e mia ishin fshirë. Ka shpëtuar vetëm një video ku Donaldi ishte live në faqen e Aleancës. Por të gjitha videot e tjera të procesit që ka zgjatur mbi çerek ore ku po ushtrohej dhunë ndaj qytetarit, forcë, po thoshte që e kam krahun e lënduar nga protesta për vrasjen e 25 vjecarit Rasha, ndërsa ata ia përthyenin më keq.

Nuk ka asnjë lloj llogjike. Unë u afrova se e gjeta rastësisht në rrugë. Po mos të isha unë, kushedi cdo i kishin bërë se nuk kishin as dëshmitarë dhe u afrova ti pyes se përse po e merrnin qytetarin. Kur shkova unë, më thanë provoje se do ta pësosh dhe ti. Më pas erdhën të tjerë nga Aleanca dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Videot u fshinë sepse tregonin të gjithë brutalitetin e policisë, si kërcënonin të tjerët përreth, si godisnin. Ishte për të shmangur provat e egërsisë së tyre. Unë kështu e mendoj se nuk ka asnjë arsye pse duhet të merresha në polici. I thashë që jam gazetar dhe kam të drejtë. Ky shtet është policor dhe janë shenjat e një shteti që nuk janë në shërbim të qytetarit, por duke ushtruar një detyrë politike për të bërë zap qytetarët.

Ndërkohë, ditën e sotme në orën 18:00 është paralajmëruar se do të mbahet protesta para Ministrisë së Brendshme pasi artistët kërkojnë drejtësi për dhunën e ushtruar nga efektivët. (A.M/Faxweb.al)

Pas

“Kisha përshtypjen se po hyja në arkivol”, Janullatosi rrëfen eksperiencën e vështirë me Covid: Kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por…

Para

Policia zbardh vrasjen e punonjësit të FNSH, Xhulio Prela: Arrestohet autori i dyshuar, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Para

Policia zbardh vrasjen e punonjësit të FNSH, Xhulio Prela: Arrestohet autori i dyshuar, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.