12:48 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrásja e Erieta Avdylit/ Si u ekzekutua bashkëshortja e komisarit, SPAK do e rihetojë pas 20 vjetësh

13:46 | 13/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U kapën me mbi 1 ton drògë, SPAK mbyll hetimet për grupin kríminal, çon dosjen në GJKKO

Sot mbushen plot 20 vjet nga vrásja e Erieta Avdylit, ish-punonjëses së UNICEF. Autori, apo autorët nuk janë identifikuar, ndërkohë që kjo dosje, ashtu si edhe shumë të tjera që kanë mbetur pa autorë për shumë vite do të rihetohet këtë herë nga strukturat e reja të Drejtësisë, siç është SPAK.

Erieta Avdyli u zhduk në 30 mars të vitit 2000 dhe u gjet e vrárë në 13 maj të vitit 2000 në Romanat të Durrësit. Ashtu si shumë viktima të tjera femra edhe ngjarja kriminale ndaj Erietës ka mbetur e pazbardhur.

Asnjë autor, asnjë i ndëshkuar. 20 vjet pas vrásjes, ekspertë të kriminalistikës thonë se kjo dosje do të rihetohet, ose më saktë përfshirë në hetime së pari të karakterit operativ e më pas të verifikimit edhe njëherë të provave që u gjet asokohe në vendin e ngjarjes.

Sipas ligjit, çdo dosje që ka qoftë edhe një provë të vetme rifutet në hetim. Kështu edhe me dosjen e Erieta Avdylit, që do të rihetohet, sepse hetuesit dyshojnë në mungesë profesionalizmi në hetimin e kësaj ccështjeje.

Që prej momentit të parë të krimit, familjarët e Erieta Avdylit akuzuan bashkëshortin e saj Dritan Avdylajn për zhdukjen. Madje, ish-drejtuesi i lartë i Policisë aso kohe u arrestua dhe qëndroi në burg për më shumë se dy vjet, por në fund u shpall i pafajshëm.

Erieta Avdyli, nënë e dy fëmijëve të mitur, u zhduk më 30 mars 2000, pas orës 15:30, pasi doli nga zyra e punës, që gjendej diku në hyrjen e “Qytetit Studenti” dhe u nis për në shtëpi, që gjendej në afërsi të Komisariatit 1 të Policisë së Tiranës, që në atë kohë drejtohej nga bashkëshorti i saj Dritan Avdyli. Në oborrin e shtëpisë fqinje u gjet biçikleta që përdorte Erieta dhe më tej asnjë shenjë e saj.

Pak ditë më pas i ati i Erietës, Enes Sokoli, denoncoi zhdukjen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por fillimisht reklamimi i tij nuk u mor seriozisht. Vetëm depërtimi i ngjarjes në media shkaktoi interesimin e duhur të policisë dhe nisjen e hetimeve.

Kufoma e Erieta Avdylit u gjet një muaj e gjysmë më vonë, më 13 maj 2000, gjysmë e groposur dhe gjysmë e dekompozuar në fshatin Romanat të Durrësit. Dokumentet në çantën pranë saj bënë të mundur një identifikim të shpejtë.

Menjëherë më pas, policia ndaloi bashkëshortin Dritan Avdyli, në bazë të një padie të prindërve të Erietës, por shpejt ai u shpall i pafajshëm nga gjykata. Hetimi për zbardhjen e ngjarjes, edhe pse i ndjekur pas nga një trysni mediatike, nuk arriti të gjente qoftë një fajtor të vetëm për këtë krim, duke bërë që edhe pas 20 vitesh ngjarja të mbetet pa autor.

Pas

FOTO/ Deputetët socialistë i gjen ‘belaja’ me maskë në fytyrë, Bashkim Fino do të pijë edhe puro, ja çbën Blendi Çuçi

Para

E për.dhùnuan 23-vjeçaren dhe i kërkuan para, vihen në pra.nga dy të rinjtë nga Fieri

Para
LAJM I FUNDIT/ Kishte arsenal armësh në bodrumin e banesës, po krijonte kushtet për kultivim droge, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

E për.dhùnuan 23-vjeçaren dhe i kërkuan para, vihen në pra.nga dy të rinjtë nga Fieri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kapja e 120 kg kokainë, 8 të arrestuar në Spanjë, mes tyre një shqiptar

Zgjedhjet e 11 majit “blindojnë” burgjet, masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit. Mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

“Është kryevepër”/ Rama inspekton punimet e reja në aeroportin “Nënë Tereza”: Do jetë ndër më të bukurit e Europës

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura edhe të shtunën, më 10 maj/Lehtësim për qytetarët për tërheqjen e kartave të identitetit

Shkodër/Aksident mes dy motorësh në Unazën Lindore, plagoset 24-vjeçari

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

Prej 6 ditësh i humbur nën “malin” e rërës dhe kromit, trupi i pajetë i Ardit Beshiri u gjet 4 km larg vendngjarjes

LAJMI I FUNDIT/E zuri poshtë masivi i dheut, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos

Në kërkim për ushtrim prostitucioni, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Vatikan/ Leo XIV kremton Meshën e Parë si Papë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.