Erik Lloshi i ftuar në emisionin “The One Show”, të moderatorit Kikia (Kreshnik Husaj) që transmetohet çdo javë në Fax News .
Këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur nga publiku tha se një nga sekretet pse fansat e duan ka të bëjë me marrëdhëniet që ai ruan me ta.
Pyetje: Shumë herë kam parë vajzat që të çojnë mesazhe e story, çfarë i bën ti këtyre vajza? Se tani je “Busy”.
Erik Lloshi: Mua më vjen shumë mirë që kam fanse që më mbështesin. Unë kam diçka, i’u kthej gjithmonë përgjigje në mesazhe dhe në komente, si miqësisht, edhe si fansa. Ndoshta kjo është arsyeja pse më duan. Që të dalësh në kafe me një fanse, mendoj se nuk ka asgjë të keqe, se jemi mësuar kur shikojmë dikë të dali me vajza, paragjykojmë duke thënë se shiko me kë doli ky, kush është kjo etj, asgjë të keqe nuk ka.
Pyetje: A jeni xheloz për partneren?
Erik Lloshi: Jo, nuk jam xheloz, as bashkëshortja ime nuk është xheloze. Nuk mbahet asgjë me zor. Nëse do të ndodhi diçka, le të ndodhi.
Gjithashtu, Lloshi ka folur edhe për pjesëmarrjen në Këngën Magjike. Këngëtari shprehet se të gjitha tekstet e tij janë reale, çështje që jetojmë çdo ditë.
“Mua më pëlqen që gjithçka ndodh përrreth, dua që ta hedh në letër. Nuk janë gjëra jo reale”.
I pyetur çfarë muzike pëlqen, këngëtari është përgjigjur: “Këngët popullore ose muzikë ballkanike më pëlqejnë. Kush do mund ta mohojë, por edhe unë që jam artist, kur pijnë gotë më tepër, muzikë ballkani dëgjojë se të sjellin në qejf”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/759482314500370/
(K.H/FAXWEB.AL)