Detaje të reja zbardhen nga ajo që çoi pas hekurave Erion Alibeajn. Sipas burimeve në momentin që ndodhi vrasja e parë, e Emiljano Ramazanit, banesa e parë që u kontrollua ishte e Erion Alibejt.
Ai ndodhej në arrest shtëpie per nje plagosje te kryer rreth 6 muaj me pare dhe banesa iu kontrollua me argumentin nëse po zbatonte masën apo e kishte thyer, por në fakt dyshimet ishin tjetër kund.
Alibej është gjetur në banesë. Por nga ai moment, policia duket se e ka mbajtur nën kontroll për të gjitha lëvizjet. Por në zbardhjen e ngjarjes, ku ai tashmë akuzohet si porositësi dhe organizatori i dy vrasjeve, mund të kenë ndihmuar edhe dy të arrestuarit Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.
Kujtojmë se para pak ditësh foli bashkëpunetori i drejtësise Euglen Halili i cili u shpreh se u përfshi ne dy ngjarjet pasi ia kërkoi shoku i tij Xhuljano Hoxha. (FaxNews)