Grupi hetimor ka marrë në pyetje 34 vjeçarin Erion Alibeaj. Burimet bëjnë me dije se Alibeaj nuk ka bashkëpunuar me drejtesinë, pasi ka refuzuar tu përgjigjet akuzave.
Një ditë pas arrestimit të Erion Alibejt në Elbasan, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi dyshohet si porositës i 3 vrasjeve, ka dyshime që Alibej paguhej nga grupet kriminale shqiptare, rezident në Dubai që trafikonin drogra të forta në Europë.
Ndonese policia thotë se ai ra në pranga si porositës i ekzekutimit të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, burime prane grupit hetimor bejne me dije se ka dyshime teë jetë i përfshirë edhe ne vrasjen e Bujar Celes vëllait te Talo Celes, për ti dhëneë atij të fundit një mesazh.
Burimet bejne me dije se rivaliteti mes dy grupeve ne Elbasan e ka zanafillen ne Itali për territorin e lëndeëve të forta narkotike. Nga një anë ishte grupi i Alibeaj, por investimi i Talo Celes në industrinë e drogës ka prishur balancën. Çela kishte krijuar tashmë edhe grupin e tij ku pjesë e se cilës ishte edhe Emiljano Ramazani, te cilit vite me pas i bashkohet edhe i riu Regis Runaj.
Ndërkohë i arrestuari i mbrëmshëm Erion Alibeaj ka dyshime që vëllai i tij Endrit Alibej dhe dy personat e tjerë që e shoqëronin përfshire dhe nje turk te jene ekzekutuar nga grupi paralel.